Home / Lajme / Maqedoni / Hidhet kripë por me vonesë

Hidhet kripë por me vonesë

7 janar-Edhe pse kjo iniciativë është përshëndetur nga banorët, megjithatë ata nënvizojnë se intervenimi i sotshëm në këtë rrugë është me vonesë sepse gjatë10 ditëve të kaluara kanë hasur në shumë vështirësi për shkak të ngricave.

Banorët e lagjes Lenin në Tetovë prej sot mund të kalojnë më mirë rrugën. E njëjta nuk është rrugë larg nga qendra e qytetit, por pamjet tregojnë neglizhencën institucionale dhe lënien pas dore të saj. Kështu, ngricat në këtë rrugë për 10 ditë resht kanë bërë që banorët e kësaj lagje të hasin në shumë vështirësi, njofton Tv koha.

Vështirësi kanë hasur edhe banorët të cilët kanë lëvizur në këmbë, pikërisht për shkak të akullit në rrugë dhe mos pastrimit në kohë.

Krahas këmbësorëve rrëfim në vete është edhe qarkullimi i automjeteve, fillimisht për shkak të mosintervenimit dhe rrugës tejet të ngushtë. Në ditën e 10 pas reshjeve të borës njësia e zjarrfikësve të Tetovës ka marrë një iniciativë për të hedhur kripë mekanike në këtë rrugë e cila edhe pse cilësohet si rrugë me prioritet të parë, megjithatë intervenimi është bërë pas shumë ankesave dhe reagimeve të banorëve të kësaj lagje tetovare, raporton Tv Koha.

Edhe pse kjo iniciativë është përshëndetur nga banorët, megjithatë ata nënvizojnë se intervenimi i sotshëm në këtë rrugë është me vonesë sepse gjatë10 ditëve të kaluara kanë hasur në shumë vështirësi për shkak të ngricave.

Ndryshe këtë dimër institucionet përgjegjëse për mirëmbajtjen dimërore kanë qenë cak i shumë kritikave si nga qytetarët ashtu edhe nga mediat për shkak të intervenimit të dobët, jo efikas dhe të vonuar sa i përket përballjes me borën e cila gjithmonë i kap në gjumë ata të cilët pikërisht në këtë kohë nuk duhet të flejnë. Tv Koha

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *