Home / Lajme / Maqedoni / Hoxhallarët nën rentgen të policisë

Hoxhallarët nën rentgen të policisë

10 Janar – Pas sulmit në Francë ku humbën jetën 12 persona dhe luftës në Siri hoxhallarët-imam nga disa qytete të Maqedonisë ndjeken çdo ditë nga policia

Pas sulmit në Francë ku humbën jetën 12 persona dhe luftës në Siri hoxhallarët-imam nga disa qytete të Maqedonisë ndjeken çdo ditë nga policia për aktivitetet e tyre, merr vesh jozyrtarisht “Zhurnal”.

Ndjeken të gjitha ligjëratat nëpër xhami, në rrjetin youtube, nëpër takime me qytetarë(mexhlise)dhe në profilet FB.
Më tepër ndjeken disa hoxhallarë të Shkupit, Kumanovës dhe Tetovës të cilët dyshohen se me ligjëratat e tyre ndikojnë shumë tek të rinjët shqiptar që të marrin rrugën për të luftuar në shtete të huaja si në Siri.

Mirëpo ekziston rreziku që këta persona të bëjnë plane edhe më afër.

Statistikat e fundit flasin se më shumë se 10 shqiptar nga Maqedonia kanë shkuar vullnetarisht në këtë shtetë arab për të luftuar. Poashtu dy vitet e fundit gati 4 shqiptar edhe atë më shumë nga Shkupi janë flijuar në Siri.

Këto fakte kanë ngritur në këmbë aparatin shtetëror të policisë sekrete që të ndjekin ata hoxhallarë të cilët propagojnë se shkuarja në Siri bëhet për një luftë të shenjtë fetare.

Nga ana tjetër Parlamenti i Maqedonisë ka sjellë edhe një ligj ku çdo qytetar që shkon për të luftuar dhe i bashkanjitet ndonjë ushtrie të huaj do të dënohet me minimum 5 vjet heqje lirie.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *