Home / Lajme / Rajon / Hyseni: Prishtina ngjante në qytetet e Lindjes së Mesme

Hyseni: Prishtina ngjante në qytetet e Lindjes së Mesme

28 janar-“ Është absurd reagimi në deklaratën e Jabllanoviqit në atë deklaratë. Kosova dhe shtetësia e saj nuk varen as nga Jabllanoviqi dhe as nga të tjerët që kundërshtojnë Kosovën dhe shtetësinë e saj”, tha ai.

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hysenin, duke folur në Interaktiv të KTV-së për demonstratat dhe dhunën që përfshiu dje kryeqytetin e Kosovës, tha se pamjet e sotme në Prishtinë u ngjanin atyre në qytetet e Lindjes së Mesme.

Konfrontimin e protestuesve me policinë, ministri Hyseni e quajti shqetësues për dhunën e treguar. Për këtë ai fajësoi demonstruesit e në të njëjtën kohë lavdëroi policinë, duke e cilësuar atë profesioniste dhe shumë të aftë, përcjell Koha.net.

Ai tha se skenat që u panë në protestë nuk i duhen Kosovës dhe asnjë politikani në vend.
Pamjen e djeshme të Prishtinës, Hyseni e krahasoi me pamje, nga qytete të Lindjes së Mesme.

“Këto skena nuk i duhen Kosovës. Kjo nuk i duhet asnjë politikani të Kosovës. Protesta kishte agjendë të pastër politike”, vlerësoi ministri Hyseni.
“Unë nuk ua uzurpoj të drejtën askujt që të ketë objektiva politikë, sepse është gjëja më e natyrshme të ketë objektiva të tillë”, shtoi ai.

Hyseni tha se policia e Kosovës ka marrë sot “shuplakë”, duke pranuar gjëra të ngurta nga protestuesit, që në fund fatkeqësisht të dyja palët përfunduan me numra të konsiderueshëm të të lënduarve.

Ministri pyeti se cila polici do të pranonte ultimatum të tillë (të hiqet barrikada), siç iu bë sot Policisë së Kosovës para Qeverisë.

“Policia ka pranuar, them kushtimisht, ‘shuplakë’, kemi një numër të madh të të lënduarve nga të dy anët fatkeqësisht”.

“Pse duhej të largohej policia nga aty. Cila është ajo polici në botë që do të pranonte ultimatume të tilla”.
“Kur shpërthen dhuna, ajo pastaj është e pakontrollueshme, sikur lumi i rrëmbyeshëm që rrjedh në teposhtëze. Ka shumë rëndësi se çfarë toni përdoret në protestë nga organizatorët, a është ton ngatërrues apo pajtues”, tha pos tjerash ministri Hyseni për emisionin Interaktiv të KTV.

Hyseni fajësoi edhe deputetë që morën pjesë në protesta, duke thënë se ata të paktën është dashur ta kishin kërkuar atë leje.

Lidhur me kërkesën e demonstruesve ai nuk deshi të fliste, por vetëm me demonstratën, e cila, sipas tij, nuk ka pasur asnjë rregullshmëri.

Hyseni i quajti të tjera pretekstet dhe krejtësisht të ndryshme objektivat e demonstruesve.

Duke folur për deklaratën e ministrit Aleksandar Jabllanoviqit rreth nënave të viktimave të Gjakovës, ministri i brendshëm Hyseni tha se është absolutisht e parëndësishme deklarata Jaballanoviqit.

“ Është absurd reagimi në deklaratën e Jabllanoviqit në atë deklaratë. Kosova dhe shtetësia e saj nuk varen as nga Jabllanoviqi dhe as nga të tjerët që kundërshtojnë Kosovën dhe shtetësinë e saj”, tha ai.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *