Home / Lajme / Maqedoni / Ibrahimi: Varfëria shkak për migrimin e shqiptarëve

Ibrahimi: Varfëria shkak për migrimin e shqiptarëve

14 janar-“Shteti apo qeveria në këtë rast edhe BDI-ja e cila shtiret si e shqiptarëve gati kanë të njëjtat pretendimet si serbët, që shqiptarët prej këtij shteti të mos ekzistojnë, janë 553 mijë qytetar të ikur deri në vitin 2010, kjo gjendje reale e shqiptarëve nuk vjet vetvetiu por është moskujdes i qeverisë, që fillon prej te buxheti”, deklaroi Orhan Ibrahimi, PDSH.

Qeveria, sipas shembullit të serbëve, po nxit shpërnguljen masive të shqiptarëve nga vendi. Deputetët e PDSH-së akuzuan pushtetin gjatë debatit rreth projekt/rezolutës për migrim, se jo vetëm që nuk ka strategji për të ndaluar eksodin e qytetarëve por përkundrazi me politikat diskriminuese ndaj shqiptarëve po stimulon akoma më shumë shpërnguljen e tyre.

“Shteti apo qeveria në këtë rast edhe BDI-ja e cila shtiret si e shqiptarëve gati kanë të njëjtat pretendimet si serbët, që shqiptarët prej këtij shteti të mos ekzistojnë, janë 553 mijë qytetar të ikur deri në vitin 2010, kjo gjendje reale e shqiptarëve nuk vjet vetvetiu por është moskujdes i qeverisë, që fillon prej te buxheti”, deklaroi Orhan Ibrahimi, PDSH.

“Kjo që po ndodh në Maqedoni, unë nuk e shoh si çështje etnike, të gjitha vendet e Ballkanit kanë probleme migrimi.. nëse i shikoni të dhënat në Shqipëri, mos vallë edhe në Shqipëri ka diskriminim në ndonjë kontekst siç e përmendet këtu, megjithatë shqiptarë të shumtë janë shpërngulur në Itali, Zvicër, Gjermani, ashtu sikurse shumë të tjerë që janë shpërngulur nga Bullgaria, Kosova”, u shpreh Vllatko Gjorqev, VMRO DPMNE.

Sipas Eurostat në vitin 2013 në vendet e BE-së janë evidentuar rreth 197 mijë qytetarë të Maqedonisë, ndërkaq sipas të dhënave të Bankës Botërore rreth 174 mijë qytetarë të vendit gjenden në SHBA, Kanada, Australi, Zelandë të Re. Nga ana tjetër sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave rreth 1 000 presona shpërngulen nga vendi gjatë një viti, 12-13% nga të cilët me arsim të lartë. Sipas deputetit Pavle Trajanov madje, është shqetësues fakti se gjithnjë e më shumë vendin e braktisin kokat e mençura.

“Diku rreth 750-800 mjekë, specialistë në 4 vitet e fundit janë larguar nga vendi, gjë që paraqet një numër të madh të humbjes së kuadrove, gjithashtu inxhinierë kompjuterësh, e të mos flasë për kuadro të tjera jo aq të ndërlikuara, pra kemi një proces të zbrazjes së shtetit tonë”, u shpreh Pavle Trajanov, Partia Liberale.

Deputet e BDI-së jo vetëm që nuk iu replikuan akuzave të kolegëve të opozitës por votuan pro projekt/rezolutës të propozuar nga Qeveria për politikën e migrimit për periudhën 2015-2020. alsat

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *