Home / Lajme / Maqedoni / Ilir Meta kërkon buxhet më të madh për viset shqiptare

Ilir Meta kërkon buxhet më të madh për viset shqiptare

Shkup, 20 janar – “Duke vlerësuar progresin në inkurajojmë një ndarje proporcionale buxhetore dhe një pjesëmarrje më të madhe të shqiptarëve si faktorë shtet-formues. Pabarazia e investimeve ka nevojë që të zbutet deri në krijimin e një realiteti më të harmonishëm”, tha Ilir Meta, kryetar i Parlamentit të Shqipërisë.

Kreu i Parlamentit të Shqipërisë Ilir Meta iu drejtua deputetëve të Maqedonisë nga foltorja e parlamentit, duke kërkuar ndarje buxheti për shqiptarët, madje duke i vënë theksin edhe rolit shtetformues që shqiptarët kanë në Maqedoni. Për herë të parë, me një deklaratë kaq të prerë, një zyrtar i lartë i Shqipërisë solli në vëmendje se shqiptarët në Maqedoni, 14 vjet pas firmosjes së Marrëveshjes së Ohrit, nuk e gëzojnë shumëçka prej saj.

“Duke vlerësuar progresin në inkurajojmë një ndarje proporcionale buxhetore dhe një pjesëmarrje më të madhe të shqiptarëve si faktorë shtet-formues. Pabarazia e investimeve ka nevojë që të zbutet deri në krijimin e një realiteti më të harmonishëm”, tha Ilir Meta, kryetar i Parlamentit të Shqipërisë.

Teksa theksoi rëndësinë e prosperitetit në BE, në të ardhmen, Meta theksoi se kufijtë nuk mund të ndryshojnë, por ama mund të zhbëhen, falë aderimit të përbashkët. I ndërgjegjshëm për arritjen e kësaj, Meta theksoi nevojën e zbatimit të domosdoshëm të Marrëveshjes së Ohrit.

“Më lejoni që në emër të miqësisë sonë të sinqertë të shpreh bindjen e thellë për domosdoshmërinë e zbatimit të marrëveshjes së Ohrit. Kjo marrëveshje na forcon dhe na afron më pranë njëri-tjetrit por edhe BE-së. Zbatimi i marrëveshjes së Ohrit është një gur prove i vullnetit tonë evropian, një gur prove për paqen dhe harmoninë ndëretnike mbi egoizmat nacionalë, të cilat janë dëshmuar përtej retorikës aspak të leverdishme për interesat të popujve tanë. Të gjithë qytetarët e vendit tuaj do të përfitonin nga një avancim i marrëveshjes që ju keni nënshkruar 14 vjet më parë”, deklaroi Ilir Meta, kryetar i Parlamentit të Shqipërisë.

Kreu u parlamentit shqiptar Meta bëri thirrje për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, fokusuar tek zhvillimi i infrastrukturës lidhëse për të rritur shkëmbimin tregtar. Ai vuri theksin edhe tek bashkëpunimi zyrtar, në një takim me kreun e Grupit Parlamentar të Maqedonisë për Bashkëpunim mes dy parlamenteve tona.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *