Home / Lajme / Maqedoni / Interesim i madh te shkembimit te franges me euro

Interesim i madh te shkembimit te franges me euro

17 Janar – Qytetarë të shumtë ua kanë mësyer këmbimoreve dhe bankave për të konvertuar paratë e tyre të bindur se do të përfitojnë nga përforcimi i valutës zvicerane.

– në të gjithë qytetet e vendit, sot ka pasur një interesim tejet të madh për të konvertuar frangun zviceran me euron. Qytetarë të shumtë ua kanë mësyer këmbimoreve dhe bankave për të konvertuar paratë e tyre të bindur se do të përfitojnë nga përforcimi i valutës zvicerane.

“Po ka pasur interesim të madh për të konvertuar frangun me euron. Shumë qytetarë kanë ardhur me shuma të konsiderueshme frangash dhe ne sa kemi pasur mundësi ua kemi këmbyer. Ka qenë e pamundur që t{i plotësojmë të gjitha kërkesat e qytetarëve”, thekson për Drini.mk, pronari i një këmbimore në Strugë.

Ai ka pohuar se përsa i përket këmbimit të euros me denar nuk ka pasur ndryshime. Kështu, 1 euro është blerë për 6.15 den.
Kjo eufori po vazhdon edhe ne Tetove. Kembimoret sot 100 frange zvicrane kembehen me 95 euro edhe pse kursi zyrtar eshte eshe me i dallueshem ne favor te franges. Edhe sa dite do te vazhdoje kjo ritje e dollarit amerikan dhe franges zvicerane askush nuk mund te tregoje. Duke mare parasysh se bankat do te riffilojn me pune diten e marte per shkak te vikendit dhe festes ortodokse, edhe kembimoret edhe qytetaret ndjehen te pasigurt.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *