Home / Lajme / Maqedoni / Ish ushtarët e UÇK-së kërkojnë nga Ahmeti punësim

Ish ushtarët e UÇK-së kërkojnë nga Ahmeti punësim

20 janar-“Iniciativa jonë ka qenë për Kumanovë dhe Likovë, në raste se tjerët kanë të njëjtin problem, besoj kanë, duhet të na bashkëngjiten. Unë mendoj se nuk do të vije deri aty, me marrë përmasa më të mëdha. Këta e dinë se është bërë padrejtësi, lëshime, duhet që t`i përmirësojnë këta gjëra dhe ta zgjidhin sa më shpejtë problemin. Nëse vazhdojnë kështu kam bindjen se do të ketë përmasa më të mëdha dhe është vështirë ta kontrollojmë situatën”, u shpreh Fejzulla Arifi, veteran lufte.

Ish ushtarët e UÇK-së i kanë dorëzuar sot kreut të BDI-së Ali Ahmetit, një listë me të gjithë ata që luftuan në konfliktin e 2001-it, që ende sot e kësaj dite janë të pa punë dhe të pa socializuar, pavarësisht se rehabilitimi i tyre parashikohet nga Marrëveshja e Ohrit. Përveç neglizhencës, veteranët e luftës u shprehën edhe të revoltuar nga Ahmeti, i cili nuk ka gjetur asnjëherë kohë për t’i pritur në bisedime, njofton Televizioni Koha.

“Numri i atyre që kanë mbetur pa punë nuk është i vogël, është shumë i madh. Në vend tonë janë punësuar njerëz të tjerë, përmes lidhjeve dhe kanaleve partiake, farefisnore, ndoshta edhe mito, dikush ka dhënë, ka institucione që duhet ta hulumtojnë por e vërteta është se ne kemi ngelur rrugëve, jemi tu bredh pa punë, shokët tanë kanë ikur nga Maqedonia për në vendet perëndimore për të kërkuar qare dhe ne jemi sot këtu ku jemi”, tha Fejzulla Arifi, veteran lufte, transmeton Televizioni Koha.

Veteranët e konfliktit të 2001, kanë kërkuar zgjidhje të problemit sa më shpejtë, sepse në të kundërtën, revolta e tyre do të përshkallëzohet.

“Iniciativa jonë ka qenë për Kumanovë dhe Likovë, në raste se tjerët kanë të njëjtin problem, besoj kanë, duhet të na bashkëngjiten. Unë mendoj se nuk do të vije deri aty, me marrë përmasa më të mëdha. Këta e dinë se është bërë padrejtësi, lëshime, duhet që t`i përmirësojnë këta gjëra dhe ta zgjidhin sa më shpejtë problemin. Nëse vazhdojnë kështu kam bindjen se do të ketë përmasa më të mëdha dhe është vështirë ta kontrollojmë situatën”, u shpreh Fejzulla Arifi, veteran lufte, transmeton Televizioni Koha.

Veteranët e konfliktit të 2001-shit thanë se janë ende në pritje të ftesës që Ahmeti t’i presë në takim. Ata thanë se nuk ka tërheqje nga kërkesat e tyre. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *