Home / Lajme / Maqedoni / Jahjaga e Xhaferi bisedojnë për bashkëpunim Kosovë-Maqedoni

Jahjaga e Xhaferi bisedojnë për bashkëpunim Kosovë-Maqedoni

19 janar-Presidentja Jahjaga theksoi se prioritet për institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës është integrimi në strukturat euroatlantike, dhe se shkëmbimi i përvojave ndërmjet dy vendeve do të ndihmonte përshpejtimin e këtij procesi.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim zëvendëskryeministrin e Republikës së Maqedonisë, Musa Xhaferi, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Maqedonisë dhe për nevojën e zgjerimit dhe të thellimit të mëtejmë të këtij bashkëpunimi në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.

Presidentja Jahjaga theksoi se prioritet për institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës është integrimi në strukturat euroatlantike, dhe se shkëmbimi i përvojave ndërmjet dy vendeve do të ndihmonte përshpejtimin e këtij procesi.

Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë, Musa Xhaferi, vlerësoi përparimin e arritur në Kosovë dhe shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Maqedonisë për të thelluar bashkëpunimin me institucionet e Kosovës në të gjitha fushat me interes dypalësh. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *