Home / Lajme / Maqedoni / Jegunoci në rrezik nga vërshimet

Jegunoci në rrezik nga vërshimet

30 janar-Vitin e kaluar banorët e fshatrave Raoticë, Jegunoc, Kopanicë dhe Tudencë kanë qenë të dëmtuar prej vërshimeve ku me vite me radhë paraqiten në cdo pranverë dhe vjeshtë.

Sasia e madhe e ujit të shkaktuara nga kushtet klimatike, shirat dhe shkrirja e dëborës në male si dhe lëshimi I ujit nga hidrocentrali I Mavrovës mund të shkaktoj dëme të mëdha në komunën e Jegunocit.
“Komuna I ka marrë të gjitha masa që I ka në dispozicion për parandalimin e ndonjë fatkeqësive. Uji që lëshohet nga hidrocentrali I Mavrovës nxjerrin 32 metër kub ujë në second e cila nuk bën problem, por nëse mbahet në këtë nivel kritik edhe me masat e ndërmarra nga komuna në vende të caktuara, si dhe pastrimi I kanaleve për ujitje, me këtë shpresojmë se do të zbusim situatën” është shprehur Toni Koceski kryetar I komunës së Jegunocit.
Sipas tij zgjidhja afatgjate dhe në tërësi e këtij problem është rregullimi I shtratit të lumit Vardar prej 7 kilometrash, nga Tudenca deri në Jegunoc me gurrë dhe murre betony nëpër vendet kritike, të cilat do të mundësojnë kalimin e ujit deri më 35 metër kub në second,. Projekti në fjalë kushton rreth 6 milion euro. Vitin e kaluar banorët e fshatrave Raoticë, Jegunoc, Kopanicë dhe Tudencë kanë qenë të dëmtuar prej vërshimeve ku me vite me radhë paraqiten në cdo pranverë dhe vjeshtë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *