Home / Lajme / Maqedoni / Jugohromi vazhdon punën, Izairi nuk mendon për dorëheqje

Jugohromi vazhdon punën, Izairi nuk mendon për dorëheqje

15 janar-Dorëheqjen e ministrit e kërkuan shumë shoqata ekologjike, mes të cilave edhe Eko-Guerila. Sipas Izairit, fajtor për ndotjen është numri i madh i automjeteve dhe mos marrja e masave nga ana e komunave për t’u ballafaquar me këtë problem. Ai pohon se në komunën e Tetovës ka dërguar direktiva se si të ulet niveli i ndotjes.

Ministria e ambientit jetësor do padisë Jugohromin sepse me vetiniciativë kanë vënë në funksion një furrë shtesë për shkrirje. Drejtësinë për mosrespektimin e vendimit të qeverisë, ministria do ta kërkojë në gjykatë. Ministri Nurhan Izairi nuk ndjen aspak përgjegjësi për ndotjen dhe nuk mendon për dorëheqje.

“Jo, nuk mendoj për dorëheqje”, tha Nurhan Izairi, Ministër i Ambientit Jetësor.

Dorëheqjen e ministrit e kërkuan shumë shoqata ekologjike, mes të cilave edhe Eko-Guerila. Sipas Izairit, fajtor për ndotjen është numri i madh i automjeteve dhe mos marrja e masave nga ana e komunave për t’u ballafaquar me këtë problem. Ai pohon se në komunën e Tetovës ka dërguar direktiva se si të ulet niveli i ndotjes.

“Ne kemi dërguar, nëse nuk i kanë marrë, atëherë duhet të drejtoheni në postë dhe të pyesni pse nuk i kanë dorëzuar”, u shpreh Nurhan Izairi, Ministër i Ambientit Jetësor.

Pak kohë më parë, Qeveria i lejoi Jugohromit të punojë megjithëse nuk i kishte plotësuar kriteret ekologjike. Gjithashtu, qeveria ishte ajo vetë që lejoi importin e mbi 160 mijë automjeteve të përdorura, edhe pse në atë kohë ekologët paralajmëruan se me këtë vendim ekologjia do të rrezikohej më shumë.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *