Home / Lajme / Maqedoni / Karburantet lirohen për 1,5 deri në tre denarë

Karburantet lirohen për 1,5 deri në tre denarë

26 janar-Me vendimin kryhet zvogëlimi i rafinerive dhe i çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 7,91 përkatësisht për 4,93 për qind.

Çmimet e derivateve të naftës prej sonte në mesnatë do të zvogëlohen për 1,5 denarë për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE).
Me vendimin kryhet zvogëlimi i rafinerive dhe i çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 7,91 përkatësisht për 4,93 për qind.
Çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPER BS-95 ulet për 1,5 denarë për litër dhe do të kushtojë 59 denarë për litër. EUROSUPER BS-98 lirohet për dy denarë për litër dhe do të shitet për 60,5 denarë për litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZEL (D-E V) do të zvogëlohet për 2,5 denarë për litër dhe do të arrijë 48,5 denarë, përderisa Ekstra vaji i lehtë për amvisëri (EL-1) do të zvogëlohet për tre denarë dhe do të shitet për 37 denarë për litër.
Me vendimin e KRRE-së për 1,610 denarë për kilogram lirohet edhe mazuti M-1 i cili tani do të shitet për 21,282 denarë për kilogram.
Si arsye për zvogëlimin e çmimit të shitjes me pakicë të derivateve të naftës nga KRE-ja i potencojnë 11,9 për qind çmimin mesatar më të ulët të naftës së papërpunuar në tregun botëror në 14 ditët e fundit dhe për 1,443 për qind kurs më i lartë i dollarit në raport të denarit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *