Home / Lajme / Maqedoni / Këshilltarët kërkojnë prezencën e shefave të sektorëve (VIDEO)

Këshilltarët kërkojnë prezencën e shefave të sektorëve (VIDEO)

Tetovë, 29 janar – Gati se dy vite që kur kjo përbërje e këshillit të komunës së Tetovës funksionon, vërejtjet e këshilltarëve edhe të opozitës por edhe të mazhorancës nuk meren parasysh kur është në pyetje pjesëmarrja e shefave të sektorëve në kuadër të komunës së Tetovës.

Këto vërejtje jo gjitherë kanë kaluar pa debat në mes të këshilltarëve të PDSH-së, BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së. Vërjetja më e re është theksuar edhe në raportin e punës së këshillit për vitin 2014. Koordinatori i këshilltarëve të PDSH-së Durim Luma ka nënvizuar se këta vërejtje janë theksuar edhe më herët kurse sot janë vërtetuar shqetësimi ynë që dy vite me radhë që jemi duke e shprehur.

“Pa marrë parasysh përkushtimi i këshillit megjithatë nuk ka një koordinim mes shumicës në këshillin e komunës dhe udhëheqësisë komunale. Kjo na reflektohet në punën tonë sa i përket sjelljeve të vendimeve për të cilët ne nuk kemi asnjë informatë kthyese apo llogari se cilët vendime janë implementuar dhe realizuar pasi që këshilli nuk ka kompetenca për implementim por vetëm për sjellje të vendimeve”, tha Luma, transmeton Televizioni Koha.

Ai më tej ka nënvizuar edhe mosprezencën e shefave të sektorëve për të arsyetuar vendimet të cilët i propozohen këshillit.

“Vërjetjet janë për mosprezencën e udhëeqësve të sektorëve, qofshin të financave të urbanizmit e kështu me radhë, të cilët nuk marrin pjesë në seancat që ne zhvillojmë, kështu që nuk kemi arsyetime apo mbrojtje të projekteve të caktuara të cilët propozohen në këshilll. Jemi të zgënjyer deri më sot me këtë mënyrë të punës, por përgjegjësia do tu takojë atyre.Poashtu vërejtja jonë ka qenë edhe për moskoordinimin mes shumicës në këshill, pra BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së, sepse kemi pasur dy tre herë raste kur është braktisur puna e këshillit dhe është bojkotuar puna e këshillit”, deklaroi Luma, transmeton Televizioni Koha.

Kryetari i këshillit të komunës së Tetovës Hisen Xhemaili pranon se shefat e sektorëve nuk janë prezent në seanca, ndërsa thekson se në disa raste ka edhe arsyetime për mungesën.

“Ka ndodhur që në seancat e këshillit të mos ketë përfaqëues të sektorëve të cilët e kanë obligim në bazë të rregullores që t`i mbrojnë pikat që i propozojnë.Shpesh herë kjo ka ndodhur edhe me arsyetimet që kanë dhënë udhëheqësit e sektorëve për angazhimet që i kanë patur në kohën kur ka patur mbledhje të këshillit. Ne i kemi pranuar këto vërejtje se janë me vend dhe bashkërisht kemi konstatuar se udhëheqësit e sektorëve duhet të jenë prezent me qëllim që të ketë një arsyetim më të saktë për të gjitha vendimet që i sjellim dhe shpresoj se kjo vërejtje do të meret paraysh nga ana e udhëheqësve të sektorëve dhe në të ardhmen mos të ndodhë e njejta”, tha Hisen Xhemaili, kryetarë i këshillit të komunës së Tetovës, transmeton Televizioni Koha.

Në ndërkohë, këshilltari i VMRO-DPMNE-së dhe kryetar i komisionit për financa dhe buxhet Nenad Jançevski, ka theksuar se edhe në seancën e fundit të këtij komisioni ka pasur mungesë të përfaqësuesit të komunës për të dhënë sqarime adekuate. Këshilltarët kanë nënvizuar se me këtë rast mungon llogaridhënia për projektet që realizohen ose nuk realizohen të cilët janë caktuar si prioritet i komunës së Tetovës. Ata theksojnë se mungon një bashkëpunim më i sinqertë mes këhsillit dhe udhëheqësisë së komunës. Vërjetjet kanë pasur për raportin e këshillit për punën në vitin 2014 edhe këshilltarët e VMRO-DPMNE-së të cilët kanë nënvizuar se është dashur që të ketë një material më të zgjeruar dhe më të gjatë për punën e këshillit.

Ndryshe, në raportin e kryetarit të këshillit të komunës së Tetovës të prezantuar nga Hisen Xhemaili, është nënvizuar sjellja e disa vendimeve siç janë themelimi i dy ndërmarrjeve të reja në kiuadër të masave për uljen e ndotjes, miratimi i vendimit dërguar qeverisë që kjo e fundit të rishikojë vendimin me të cilin i lejoi kombinatit Jugokrom të vazhdojë të punojë pa i përmbushur standardet ekologjike. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *