Home / Lajme / Maqedoni / ‘Kezharovski’, Këshilli i Etikës dënon vendimin e Gjykatës së Apelit

‘Kezharovski’, Këshilli i Etikës dënon vendimin e Gjykatës së Apelit

18 janar-
“Me këtë vendim dërgohet mesazhi për vet-censurë ndaj gjithë gazetarëve të vendit. Parimet etike të gazetarisë mund të mbrohen dhe ruhen vetëm kur gazetarëve iu garantohet liria e informimit. Të treguarit fuqi, sikurse në rastin e Kezharovskit, çon në drejtim të prishjes së demokracisë në Maqedoni” –thuhet në reagimin e Këshillit Etik.

Këshilli i Etikës në mediat e Maqedonisë dënon vendimin e Gjykatës së Apelit dhe arrestimit urgjent të gazetarit Tomislav Kezharovski. Kërkohet lirimi urgjent i tij nga burgu, dhe shfuqizimi i vendimit të gjykatës. Në reagimin e Këshillit Etik të Mediave thuhet :

“Me këtë vendim dërgohet mesazhi për vet-censurë ndaj gjithë gazetarëve të vendit. Parimet etike të gazetarisë mund të mbrohen dhe ruhen vetëm kur gazetarëve iu garantohet liria e informimit. Të treguarit fuqi, sikurse në rastin e Kezharovskit, çon në drejtim të prishjes së demokracisë në Maqedoni” –thuhet në reagimin e Këshillit Etik.

Ky këshill thekson se mbështet protestën e paralajmëruar për të martën, ku do të shprehet revoltë kundër vendimit të Gjykatës së Apelit. Ndërkaq, gazeta britanike “The Guardian” në edicionin e saj publikonte rastin e Kezharovskit dhe e dënonte fuqishëm vendimin e Gjykatës, si “absurd, i turpshëm dhe të jo-dinjitoz”. Edhe një pjesë e redaktorëve të mediave, shoqatave të gazetarëve dhe institucioneve, përmes kolumnave dhe intervistave, kanë theksuar se vendimi i gjykatës është demonstrim i forcës dhe dhunës ndaj fjalës së lirë. Gjithashtu konsiderohet si presion ndaj profesionit të gazetarisë. Kezharovski u dërgua në burgun e Shutkës, pasi gjykata e Apelit konfirmoi 2 vjet burg për të, ndërsa bashkëshortes së tij, nuk i është lejuar të takohet me të.

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *