Home / Lajme / Maqedoni / Kezharovski lirohet me kusht! Gazetarët mbajtën protestën e paralajëmruar

Kezharovski lirohet me kusht! Gazetarët mbajtën protestën e paralajëmruar

Shkup, 20 janar – Pak para protestës së paralajmëruar para gjykatës së Apelit kundër dënimit të gazetarit Kezharovski, Gjykata Themelore mori vendim lirimin e tij, bazuar në një kërkesë të drejtorit të burgut të Shutkës.

Protesta vazhdoi me të njëjtin itinerar dhe asaj iu bashkëngjit edhe vetë gazetari i sapo-liruar. Gazetarët, së bashku edhe me qytetarë, dënuan vendimin e gjykatës, duke e cilësuar si politik, dhe sulm ndaj medias dhe fjalës së lirë. Në protestë ishte edhe kreu i LSDM-së opozitare Zoran Zaev, Pendarovski, si dhe Andrej Zhernovski i komunës Qendër.

Marshi i organizuar nga Këshilli iniciues për lirimin e gazetarit Kezharovski vazhdoi edhe para godinës së Qeverisë, duke kërkuar liri pa kusht për Kezharovskin. Zoran Dimitrovski i krahasoi qeveritarët me Shtetin Islamik, duke shtuar se tashmë, e gjithë bota e njeh kryeministrin Gruevski si tiran.

“Burgosin gazetarë, burgosin ata që mendojnë ndryshe nga politika e tyre, shkatërrojnë familje, i shkelin profesorët, intelektualët, bujqit dhe studentët të cilët nuk duan të luajnë me muzikën e tyre. Janë të njëjtë sikur ato të Shtetit Islamik. Në emër të kombit heqin koka, shkatërrojnë mediume, burgosin njerëz të lirisë dhe pastaj këndojnë. Fëlliqësira janë ato, fëlliqësira. Jo jo, nuk jemi naiv, e dimë se me kë kemi punë, nuk presim asgjë të mirë. E dimë mirë se si gjithçka përgatitet. Bibla thotë: Ashtu siç i gjykon të tjerët, ashtu do të gjykohesh. Të rrojë liria, poshtë tirania”, tha Zoran Dimitrovski,Gazeta Fokus.

Kreu i SHGM-së Naser Selmani falënderoi qytetarët për solidarizim me fjalën e lirë dhe lirinë e medias.

“Ju lumtë, që sot erdhët të solidarizoheni më lirinë e një gazetari. Kështu solidarizoheni me lirinë tuaj, me lirinë tonë. Kjo protestë është solidaritet me të gjithë ata shqiptarë, që kjo Qeveri e korruptuar i çoi në burgjet e Maqedonisë”, tha Naser Selmani, SHGM.

Në fund, në shenjë lirie u lëshuan tullumbace në ajër. Ndërsa dhurata për kryeministrin Gruevski ishte një karikaturë e cila sipas gazetarëve pasqyron realitetin e mediave në Maqedoni gjatë kohës që qeverisë Nikolla Gruevski. Ndërkaq, bazuar në vendimin e gjykatës themelore, liria e Kezharovskit është me kusht dhe më 18 shkurt, ai duhet t’i rikthehet qelisë për të vuajtur 2 muajt e mbetur nga dënimi.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *