Home / Lajme / Maqedoni / Kosova ia dorëzon Maqedonisë një të dënuar me burg të përjetshëm

Kosova ia dorëzon Maqedonisë një të dënuar me burg të përjetshëm

27 janar-MPB dyshon se Drplanin ka qenë midis personave që e kanë kryer vjedhjen mbi një veturë të Postave të Maqedonisë në mars të vitit 2008, përmes së cilës janë bartur një milion euro të destinuara për pagesën e pensioneve.

Pas dy vite e gjysmë të kaluara në burgun Dubrava në Kosovë, Almir Drplanin prej dje është në burg në Maqedoni.
Almir Drljanin, shtetas i Maqedonisë i arrestuar nga policia e Kosovës në fund të korrikut të 2012 dje është ekstraduar në Maqedoni. Ai pasi që ka mbërritur nën masa të forta sigurie menjëherë është dërguar në burgun e Shtipit. Ndaj këtij shtetasi 33 vjeçari, MPB e Maqedonisë kishte shpallur fletëarrest ndërkombëtarë nga viti 2008, pasi që ai akuzuar dhe dënuar me burgim të përjetshëm nga gjyqësia e Maqedonisë. Sipas MPB-së, ai ka kryer vepra të ndryshme penale, ndërsa mbi të rëndon akuza për pjesëmarrje në vrasjen e policit të njësitit Alfa, Afrim Arifi më 26 nëntor 2008 pranë Fakultetit të shkencave matematiko-natyrore në Shkup, ndërsa tre policë të tjerë mbetën të plagosur gjatë patrullimit të tyre. Pikërisht për këtë vepër ai u dënua me burgim të përjetshëm, së bashku me Rexhail Qerimin nga fshati Opajë i Kumanovës, i cili përmes dëshmive dhe avokatëve mbrojtës ka dëshmuar për pafajësi dhe një rast të montuar ndaj tij. Policia e Maqedonisë ka hedhur dyshime se i arrestuari mund të jetë i përfshirë në vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit, pasi që gjatë bastisjes së banesës ku jetonte është gjetur një arsenal i madh armësh dhe materiale të dyshimta.
MPB ndaj tij ka renditur edhe disa akuza mbi grabitjen e bankave, postës, argjendarive dhe rrëmbime tjera të kryera gjatë periudhës 2006 – 2012.
Policia maqedonase dyshon se i njëjti ka marrë pjesë në vjedhje në Prokredit banka në vitin 2009, në vlerën prej 50.000 euro.
Po ashtu, dyshohet edhe për vjedhjen e veturës të Bankës Komerciale tek Panairi i Shkupit në vitin 2007, rast në të cilin ka qenë i vrarë shoferi dhe të lënduar dy koleg të tij, ndërsa janë vjedhur 200.000 euro.
MPB dyshon se Drplanin ka qenë midis personave që e kanë kryer vjedhjen mbi një veturë të Postave të Maqedonisë në mars të vitit 2008, përmes së cilës janë bartur një milion euro të destinuara për pagesën e pensioneve.
Dyshohet edhe për vjedhjen e argjendarisë Isak, në vitin 2012 në Tetovë, si dhe për sulm dhe vjedhje të personave në Aeroportin e Shkupit në vitin 2007.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *