Home / Lajme / Maqedoni / Kryeparlamentari i Shqipërisë Ilir Meta qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni

Kryeparlamentari i Shqipërisë Ilir Meta qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni

20 janar-Gjatë ditës së parë të vizitës së tij gjithashtu pritet të takohet edhe me presidentin e Maqedonisë Gjorgje Ivanov dhe kryeministrin e Maqedonisë Nikolla Gruevski, ndërsa ditën e dytë do të zhvillojë takime me krerët e partive politike dhe zyrtarë tjerë të lartë

Kryeparlamentari i Shqipërisë Ilir Meta, mbërrin për vizitë dy ditore zyrtare në Maqedoni me ftesë të kryeparlamentarit të Maqedonisë Trajko Veljanoski.
Vizita e tij zyrtare do të fillojë gjatë ditës së sotme me një takim kokë më kokë me homologun e tij maqedonas Trajko Veljanovski dhe me nënshkrimin e tij në librin e përshtypjeve, ku dhe do t’iu drejtohet deputetëve të parlamentin me një fjalim.

Gjatë ditës së parë të vizitës së tij gjithashtu pritet të takohet edhe me presidentin e Maqedonisë Gjorgje Ivanov dhe kryeministrin e Maqedonisë Nikolla Gruevski, ndërsa ditën e dytë do të zhvillojë takime me krerët e partive politike dhe zyrtarë tjerë të lartë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *