Home / Lajme / Maqedoni / Kryetari Ahmeti takon banoret e Bogovinjes

Kryetari Ahmeti takon banoret e Bogovinjes

8 janar-Ne jemi të gatshëm ti ndihmojmë të gjithë investitorët potencial, vendor dhe të huaj, si dhe tju ndihmojmë në realizimin e investimit të tyre sepse kështu happen vende të reja pune dhe ndihmohet zhvillimi ekonomik.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, I shoqëruar nga anëtar të pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ si dhe Kryetarit të Degës së Bogovinës, ka qënduar në komunën e Bogovinës me rastin e prezentimit të raportit vjetor të Kryetarit të Komunës, Hazbi Idrizi, para banorëve të komunës.

Në fjalën e tij, Kryetari Ahmeti ka theksuar që llogaridhënia para qytetarëve është parim i etabluar i Bashkimit Demokratik për Integrim.

Ne jemi të gatshëm ti ndihmojmë të gjithë investitorët potencial, vendor dhe të huaj, si dhe tju ndihmojmë në realizimin e investimit të tyre sepse kështu happen vende të reja pune dhe ndihmohet zhvillimi ekonomik.

Krytetari Ahmeti ka theksuar që investitorët nga kompanitë vendore dhe të huaja kërkojnë stabilitet politik në vend dhe ky stabilitet arrihet me anëtarësimin e Maqedonisë në NATO sepse ky process nuk ka alternativë.

Për këtë arsye, qytetarët duhet të kërkojnë nga partitë politike dhe përfaqësuesit e tyre që të punojnë seriozisht dhe me përkushtim për NATO dhe integrimin në BE.

Pas zgjedhjeve në Greqi, shpresojmë që vendi jonë dhe kontesti me emrin të rikthehet në agjendën e partnerëve tanë deri tek zgjidhja e favorshme për vendin dhe Ballkanin perendimor. Ne kemi nevojë për paqë sepse jo më larg se 15 vjet më parë, i gjithë ky rajon ka qenë I përfshirë në luftë.

Të gjithë duhet ta dijnë që ky vend është përcaktuar për NATO dhe BE dhe nuk do të bën pjesë në sferat e intereseve lindore.

Për fund, Kryetari Ahmeti theksoi bindjen që Bashkimi Demokratik për Integrim do të realizon programin partiak duke pltësuar atë që është premtuar dhe duke i informuar qytetarët për punët e bëra.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *