Home / Lajme / Maqedoni / Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi priti në takim Ambasadorin amerikan në vend, Pol Volers

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi priti në takim Ambasadorin amerikan në vend, Pol Volers

9 janar-Bashkëbiseduesit u pajtuan që duhet të jepet kontribut maksimal për prioritetin kryesor që e kemi siç është integrimi në strukturat euro-atlantike, me çka do të sigurohet një perspektivë më e mirë për vendin dhe rajonin.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi ka nisur takimet me komunitetin ndërkombëtar për këtë vit të ri me ç’rast sot në selinë e partisë priti në takim pune Ambasadorin amerikan në vend, z. Pol Volers.

Në qendër të bisedës ishte situata aktuale politike, procesit integrues, marrëdhëniet ndëretnike në vend dhe tema të tjera me karakter politik.

Bashkëbiseduesit u pajtuan që duhet të jepet kontribut maksimal për prioritetin kryesor që e kemi siç është integrimi në strukturat euro-atlantike, me çka do të sigurohet një perspektivë më e mirë për vendin dhe rajonin. Në këtë drejtim vlerësuan se rikthimi i dialogut të mirëfilltë politik në mes të forcave kryesore është me rëndësi të veçantë, veçanërisht për vendet aspirantë në BE dhe NATO, që do të ndikonte në adresimin e drejtë të temave të hapura në vend.

Në lidhje me marrëdhëniet dhe tensionet ndëretnike Kryetari Thaçi theksoi se PDSH ka ngritur vazhdimisht shqetësimet në këtë drejtim dhe se politika e PDSH-së mundohet të paraqet një preventivë dhe kjo preventivë është Platforma e Partisë Demokratike Shqiptare. Kryetari Thaçi më tej vlerësoi se nevojitet një përkujdesje e veçantë për menaxhimin e marrëdhënieve ndëretnike, që paraqesin shtyllën e stabilitetit në vend.

Ambasadori Volers vlerësoi lartë rolin konstruktiv dhe qasjen demokratike të PDSH-së dhe apeloi për unifikim të të gjitha faktorëve drejt rrugës së integrimeve euroatlantike.
Kryetari Thaçi gjatë bisedës theksoi se Partia Demokratike Shqiptare do të vazhdojë të kontribuojë për një dialog të mirëfilltë politik dhe se do të jetë pjesë e një procesi demokratik në vend.

Bashkëbiseduesit u ndanë të kënaqur nga takimi, me premtim se ky bashkëpunim me Ambasadën Amerikane do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *