Home / Lajme / Maqedoni / Kryetari i PDSH-së në takim me Ambasadorin e Suedisë, z. Matt Staffansson

Kryetari i PDSH-së në takim me Ambasadorin e Suedisë, z. Matt Staffansson

21 janar-Në këtë takim Kryetari Thaçi shprehu brengosjen për marrëdhëniet e brishta ndëretnike në vend dhe ngecjen e procesion integrues, duke kritikuar politikën virtuale të qeverisë, me të cilën Partia Demokratike Shqiptare nuk pajtohet.

Në vazhdën e takimeve me diplomatë të huaj në vend sot Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi, qëndroi në Ambasadën e Suedisë në Shkup me ç’rast realizoi takim me Ambasadorin e Suedisë për rajonin, z.Mat Staffansson.

Në qendër të bisedës ishte situata aktuale politike, procesi integrues, si dhe marrëdhëniet ndëretnike në vend.

Në këtë takim Kryetari Thaçi shprehu brengosjen për marrëdhëniet e brishta ndëretnike në vend dhe ngecjen e procesion integrues, duke kritikuar politikën virtuale të qeverisë, me të cilën Partia Demokratike Shqiptare nuk pajtohet.

Bashkëbiseduesit u pajtuan që duhet të jepet kontribut maksimal për relaksimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike, dhe se në këtë drejtim rikthimi i dialogut të mirëfilltë politik është me rëndësi të veçantë.

Bashkëbiseduesit u ndanë të kënaqur nga takimi, me premtim se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *