Home / Lajme / Rajon / Kuçovë, vritet 22-vjeçarja nga i dashuri xheloz

Kuçovë, vritet 22-vjeçarja nga i dashuri xheloz

13 janar-Vajza e tij, Denisa, 22 vjeç, gjeti vdekjen, ndërsa vëllai i saj mbeti i plagosur rëndë dhe rrezikon jetën. Vëlla e motër u qëlluan me armë zjarri nga Klaus Sakolli, 29 vjeç, nga qyteti i Kuçovës. Ky i fundit mësohet se kishte një lid

Një grindje për shkak të xhelozisë mes një çifti ka shkaktuar një të vdekur dhe një të plagosur në qytetin e Kuçovës, ndërkohë që autori i dyshuar është arrestuar më pas nga policia. Ngjarja ndodhi mesnatën e mbrëmshme, në banesën e Kujtim Demajt.

Vajza e tij, Denisa, 22 vjeç, gjeti vdekjen, ndërsa vëllai i saj mbeti i plagosur rëndë dhe rrezikon jetën. Vëlla e motër u qëlluan me armë zjarri nga Klaus Sakolli, 29 vjeç, nga qyteti i Kuçovës. Ky i fundit mësohet se kishte një lidhje me vajzën e cila punonte në një nga firmat e konfeksioneve në Berat.

Një grindje për motive xhelozie ka bërë që autori i dyshuar të shkojë në banesën e vajzës dhe në grindje e sipër të qëllojë me armë automatike ndaj saj, ndërkohë që në mbrojtje të vajzës ka ngelur i plagosur vëllai i saj, i cili u transportua drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë me helikopter.
/ Top Channel

Gjithashtu lexo

Digjet një Audi Q7

Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *