Home / Lajme / Maqedoni / Kultura shqiptare barazohet me sërbët dhe romët

Kultura shqiptare barazohet me sërbët dhe romët

Tetovë, 02 janar – Kjo ndodh në kohën kur Sekretarë Shtetërorë në Ministrinë e Kulturës është Behixhudin Shehabi i njohur në opinion si kryetar i El Hilallit, ish drejtor në drejtorinë për mbrojtje dhe konzervim, i cili gjithmonë frekuenton xhamitë me delegacione të huaja duke premtuar përkrahjen e shtetit por kësaj radhe nuk ndau asnjë cent për objektet fetare myslimane, njofton Televizioni Koha.

Financimi i kulturës shqiptare nga ana e Ministrisë së Kulturës edhe këtë vit do të jetë mezi dy përqind. Projektet shqiptare mund të numërohen me gishta kurse për tjerët janë me bollëk. Se edhe këtë vit shteti aspak nuk do të kujdeset për trashëgiminë dhe kulturën shqiptare dëshmi më e mirë është programa vjetore e Ministrisë së Kulturës. Përqindja e projekteve shqiptare e përkrahur këtë vit është pothuajse e barabartë me përiqndjen e projekteve të sërbëve dhe romëve ne Maqedoni, transmeton Televizioni Koha.

Në programën e publikuar në web sajtin e kësaj Ministrie fatkeqësisht krahas restaurimit të dhjetëra kishave nuk do të restaurohet asnjë xhami. Janë ndarë mjete për restaurim të shtëpise se “Halim Beut” në oborrin e spitalit të Tetovës që Ministria e quan si “Qendër për sëmundje mentale”.

Që ironia të jetë edhe më e madhe në vitin 2014 kjo shtepi ishte e paraparë edhe në buxhetin e Ministrisë së Kulturës për renovim por të gjithë e dinë se atje nuk u punua asgjë, pra edhe ato pak mjete që ndahen për shqiptarët nuk realizohen.

Me këtë shihet qartë se krahas diskriminimit kombëtarë tashmë diskriminimi vazhdon edhe në aspektin fetarë pasi që asnjë objekt i kultit fetar të muslimanëve nuk do të restaurohet apo rregullohet me financim nga shteti. Kjo ndodh në kohën kur Sekretarë Shtetërorë në Ministrinë e Kulturës është Behixhudin Shehabi i njohur në opinion si kryetar i El Hilallit, ish drejtor në drejtorinë për mbrojtje dhe konzervim, i cili gjithmonë frekuenton xhamitë me delegacione të huaja duke premtuar përkrahjen e shtetit por kësaj radhe nuk ndau asnjë cent për objektet fetare myslimane, njofton Televizioni Koha.

Diskriminimi nuk mbaron këtu. Diskriminimi vërehet edhe në financimin e veprimtarisë krijuese dhe mbështetjen e ansambleve folklorike. Këtu është si më keq, përveç shoqërisë Xheladin Zeqirit, për disa aktivitete të saja dhe vetëm një shoqëri tjetër të cilës i financohet udhëtimi në një festival ndërkombëtarë nuk ka asnjë shoqëri tjetër edhe pse në Tetovë funksionojnë shumë shoqëri artistike.

Për komunat rurale të Pollogut përqindja është zero në sferën e kulturës. Sa i përket festivaleve këtë vit Ministria e Kulturës nuk gjeti mënyrë për të financuar Festivalin për Fëmijë “Bletëzat” me një traditë 20 vjeçare. Anashkalimi është i hapur në këtë drejtim ngase financohen festivale dhe korre për fëmijë maqedonase në Tetovë por jo edhe manifestime dhe festivale për shqiptarët që përbëjnë mbi 70 përqind në Pollog.

Në këtë drejtim ka reaguar Radio Bleta me seli në Tetovë e cila thekson se ndjehet e anashkaluar dhe e diskriminuar pasi që financohen projekte një etnike kurse ato shqiptarë nuk mbështeten. Megjithatë kulmi i gjithë kësaj katrahure dhe sakatimit të Kulturës Shqiptare nga ana e Ministrisë së Kulturës është se këngëtarja Besjana Memeti është në komisionin për festivalet kurse në kuadër të programës së Ministrisë ka kaluar projekt i burrit të saj Shkodran Tolaj.

Pikërisht këtu qëndron fakti se Besjana Memeti ka qenë iniciatore që të mos mbështetet festivali “Bletëzat” e cila i revanshohet këtij Festivali sepse juria në festivalin “Bletëzat 2014” që u mbajt gjatë muajit dhjetor të vitit 2014 nuk përzgjodhi këngën e burrit të saj si fituese të festivalit por ia ndau vendin e dytë. Para festivalit anëtarja e Komisionit për festivalet pranë Ministrisë së Kulturës organizatorit të festivalit Bletëzat i kishte deklaruar se Festivali Bletëzat ka kaluar fazën e parë të shqyrtimit dhe ngel vetëm të përcaktohet shuma e mjeteve me të cilën do të financohet.

Ndërkaq, në një prononcim telefonik sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës Behixhudin Shehabi deklaroi se këtë vit 22 përqind të mjeteve të ndara janë dedikuar për projektet nga Kultura shqiptare. Ne nuk dëshirojmë të prishim matematikat e tij, por i sugjerojmë që çdo shqiptar të vizitojë ueb faqen e Ministrisë së Kulturës www.kultura.gov.mk dhe vet të vërtetohet se sa është numri i projekteve shqiptare të financuara. Në lidhje me rezultatet e konkursit tani më kanë filluar edhe reagimet e para që si duket çdo vit përsëriten por gjithmonë hasin në vesh të shurdhër tek politikanët shqiptarë.

Pasi që nuk u mbështet projekti i tyre dje ka reaguar Shoqëria Kulturo Artistike “Jahi Hasani” nga fshati Çegran duke potencuar se kjo shoqëri me 40 vjet traditë dhe 33 manifestime të shfaqura në 2014 nuk ka përfituar asnjë projekt vjetor nga Ministria e Kulturës për vitin 2015.

“Në Gostivarë financohet “Braqa Gjinovski” por jo edhe kultura shqiptare” thotë Zani Memedi kryetarë i SHKA “Jahi Hasani” nga Çegrani i Gostivarit. Të gjithë të pakënaqurit nuk fajësojnë VMRO-DPMNE-në dhe Ministren Elizabeta Kamçevska-Milevska sepse shqiptarët kërkojnë llogari nga përfaqësuesit e tyre legjitim, të cilët kolltuqet e tyre i fituan falë votave të shqiptarëve për të mbrojtur kulturën dhe identitetin shqiptarë. Edhe kësaj radhe dështuan të gjithë anëtarët e komisioneve për financim të projekteve të kulturës në krye me sekretarin shtetëror të kësaj Ministrie dhe partia e cila ua ka besuar këto poste. Por Kultura dhe Tradita Shqiptare në Maqedoni nuk do të shuhet edhe përkundër faktit se nuk financohet nga shteti, raporton Televizioni Koha.

Organizatorët e manifestimeve Kulturore shprehen se edhe gjatë vitit 2015 me mjete vetanake dhe dashamirë të kulturës dhe traditës shqiptare do të mbajnë evenimentet e tyre në mënyrë dinjitoze ashtu siç i kanë organizuar edhe vitet e kaluara. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *