Home / Sport / Kush do ta fitojë Topin e Artë ?

Kush do ta fitojë Topin e Artë ?

12 janar – Sonte në mbrëmje të gjithë sytë e adhuruesve të futbollit janë në Zurich të Zvicrës, ku do të ndahet çmimi për futbollistin më të mirë në botë për vitin 2014.

Në ceremoninë që do të organizohet nga FIFA, janë të ftuar shumë yje të futbollit, të cilët nga afër do ta shohin futbollistin më të mirë për vitin 2014.

Tre kandidatët e përzgjedhur për ta fituar këtë çmim janë, Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe portieri gjerman, Manuel Neuer, transmeton Telegrafi

Në rast se do ta fitojë Neuer çmimin ‘Topi i Artë’, do të bëhet portieri i parë që do ta fitojë këtë çmim pas vitit 1963 kur triumfoi rusi, Lev Yashin.

Ndërkohë, sonte do të bëhet edhe zgjedhja e trajnerit më të mirë të vitit, ku në garë janë, Diego Simeone (Atletivo Madrid), Carlo Ancelotti (Real Madrid) dhe Joachim Loew (Gjermania).

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *