Home / Lajme / Maqedoni / LAJM I FUNDIT: Aksidentohet Ali Ahmeti, merr dëmtime të lehta, shoferi në gjendje të rëndë

LAJM I FUNDIT: Aksidentohet Ali Ahmeti, merr dëmtime të lehta, shoferi në gjendje të rëndë

21 Janar – Mësohet se nga ngjarja që ka ndodhur pak çaste më parë, Ahmeti ka pësuar disa dëmtime të lehta, ndërsa shoferi i makinës është në gjendje me të rëndë, por jasht rezikut per jete.

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti është aksidentuar me makinën e tij, mëson Agjencia e Lajmeve Zhurnal.

Mësohet se nga ngjarja që ka ndodhur pak çaste më parë, Ahmeti ka pësuar disa dëmtime të lehta, ndërsa shoferi i makinës është në gjendje të rëndë.

Lajmi është bërë i ditur për Zhurnal nga dëshmitarë okularë të aksidentit, sipas të cilëve, makina e kryetarit të BDI-së është përplasur me shtyllat e betonit të njërës nga pikëpagesat, në ardhje nga Kërçova.
Jozyrtarisht merret vesh se aksidenti ka ndodhur në afërsi të pikës pagesore në Gostivar, ndërsa lideri Ahmeti është dërguar në spitalin e Tetovës

Burime të “tetova1.com” bëjnë të ditur se para gjysë ore (09-09.30) në dalje të Tetovës është aksidentuar vetura zyrtare e kryetarit të BDI-së. Kalimtar të rastit bëjnë të ditur se në veturë ka qenë edhe kryetari i BDI-së.
Sipas informatave të para njoftohet se vetura me të cilën udhëtontë për në Shkup kryetari i BDI-së Ali Ahmeti për të takuar kryetarin e parlamentit të Shqipërisë Ilir Meta është aksidentuar, para pagesës rrugore .
Burime të “tetova1.com” nga vendi i ngajrjes bëjnë të ditur kryetari i BDI-së Ali Ahmeti kur është nxjer nga vetura ka qenë në vetëdije, ndërsa shoferi i makinës është në gjendje pak më të rëndë. Sipas informatave jozyrtare të lënduarit gjenden në Spitalin e Tetovës.

Në ndërkoh, Artan Grubi shef i kabinetit të kryetarit të BDI-së në profilin e tij në facebook shkruan:

Kryetari Ahmeti ka pësur një aksident pa pasoja sot në mëngjes gjersa po udhëtonte për në Shkup ku duheshte të takohet me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta.
Kryetari Ahmeti dhe vozitësi janë mirë dhe në gjendje stabile si dhe po trajtohen shkëlqyeshëm nga stafi i spitalit të Tetovës.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *