Home / Lajme / Maqedoni / Ligji për bankat kalon fazën e parë në Kuvend

Ligji për bankat kalon fazën e parë në Kuvend

12 janar- Ligji prek kryesisht personat që marrin ndihmë financiare dhe ndihmë sociale. Në këtë kuadër në debatin e sotëm në parlament u ngrit çështja e mundësisë për keqpërdorimin e të dhënave të qytetarëve si dhe cenimit të privatësisë

Ndryshimet në ligjin për bankat i cili parashikon që Qeveria të ketë qasje në llogaritë bankare të qytetarëve kaloi fazën e parë në parlament. Ligji parashikon që Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Agjencia e Punësimit si dhe Fondi i Sigurimit Shëndetësor të kontrollojnë të dhënat bankare të qytetarëve gjatë aplikimit pranë këtyre institucioneve për të drejta të caktuara. Ligji prek kryesisht personat që marrin ndihmë financiare dhe ndihmë sociale. Në këtë kuadër në debatin e sotëm në parlament u ngrit çështja e mundësisë për keqpërdorimin e të dhënave të qytetarëve si dhe cenimit të privatësisë.

“Ajo që më brengos është fakti i cenimit të një të drejtë, privatësisë të gjendjes të llogarisë bankare…me këtë mundësi të re ajo që ka brengosur personat fizik, qytetarët është se sa do ketë mundësi për keqpërdorim të këtyre të dhënave që do ti kenë në dispozicion persona të caktuar nga institucionet përkatëse”, u shpreh Kaltrina Azizi, deputete.

“Të gjitha të dhënat do ti jepen Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale, Agjencisë së punësimit si dhe Fondit të Sigurimit Shëndetësor, për nevojën e kryerjes së punëve në kompetencë të tyre dhe në pajtim me rregullat për mbrojtje të të dhëna personale”, tha Ardian Xheladini, Zv/ministri i Financave.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *