Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia, Kosova dhe Shqiperia shtetet me koruptive ne Evropë

Maqedonia, Kosova dhe Shqiperia shtetet me koruptive ne Evropë

31 Janar – Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia janë vendet ku lulëzon korrupsioni. Qytetarët thonë se jo vetëm që kanë dhënë mito, por e kanë bërë këtë nga detyrimi.

Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia janë vendet ku lulëzon korrupsioni. Qytetarët thonë se jo vetëm që kanë dhënë mito, por e kanë bërë këtë nga detyrimi. Në Bullgari dhe vende të tjera të rajonit, më së shumti kanë dhënë para, por përveç tyre, edhe dhurata të shtrenjta. Të dhënat u shpalosën në kuadër të projekti “Për një platformë rajonale për luftë kundër korrupsionit”.

Korrupsioni ka shënuar një rënie të vogël falë zbatimit të sistemit të punës me një sportel, duke rralluar shanset që autoritetet të kërkojnë mito.

“Korrupsioni administrativ është fenomen masiv dhe nuk mund të kufizohet me raste individuale. Madje edhe në Turqi dhe Kroaci ku niveli i korrupsionit administrativ është më i ulët, prapëseprapë 8 deri 9% e popullatës denoncon korrupsion. Përfundimi tjetër është se anëtarësimi në BE nuk është i mjaftueshëm për reduktimin e korrupsionit”, u shpreh Daniela Minova, Qendra për studimin e demokracisë.

“Vetëm atëherë kur të gjitha grupet kryesore sociale dhe individët do t’i thonë “Jo” korrupsionit, do të ketë lëvizje të vërtetë. Kjo nuk është me rëndësi vetëm për qeveritë, por edhe për OJQ-të”, tha Martin Klauker, Përfaqësues i delegacionit të BE-së në Maqedoni.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *