Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia më e rrezikuar nga grupet radikale islamike, Tahiri: Të krijohet Këshilli gjithëkombëtar

Maqedonia më e rrezikuar nga grupet radikale islamike, Tahiri: Të krijohet Këshilli gjithëkombëtar

18 janar-Ka bindjen se bashkëpunimi mes grupeve të caktuara është shumë më i fortë se sa funksionimi i insitucioneve fetare, ndaj dhe dështimin e komuniteve fetare e sheh si të rrezikshme në përfshirjen e besimtarëve të rinj në vatrat e luftës.

Maqedonia është e rrezikuar nga përdorimi i grupeve radikale islamike, qoftë dhe për interesa politike atje.

Sekretari i Përgjithshëm Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë Afrim Tahiri, deklaron se rekrutimi dhe manipulimi i të rinjve në emër të Islamit në Maqedoni, është bërë më kërcënues se sa në trojet e tjera shqipfolese.

“Ka të atillë që Islamin e praktikojnë më ndryshe nga besimtarët që tradicionalisht e ushtrojnë islamin në Maqedoni. Ka të atillë që e ushtrojnë në forma të ndryshme dhe e praktikojnë islamin sipas një tradite tjetër e huaj për shqiptarët. Në Maqedoni duhet të punohet mjaft që të mos shkohet deri aty sa grupe të vogla politike, apo thjesht sa për të kërcënuar një institucion mund t’i keqpërdorë” thotë Tahiri në një intervistë ekskluzive për Ora News.

Ka bindjen se bashkëpunimi mes grupeve të caktuara është shumë më i fortë se sa funksionimi i insitucioneve fetare, ndaj dhe dështimin e komuniteve fetare e sheh si të rrezikshme në përfshirjen e besimtarëve të rinj në vatrat e luftës.

“Grupe të caktuara ekstremiste të vendeve tona kanë bindjen se mes vete bashkëpunojnë më tepër se institucionet fetare në këtë drejtim instituiconet fetare të Maqedonsië Kosovëë e Shqipërisë duhet të bashkëpunojnë më tepër për të krijuar një strategji të përbashkët për parandalimin dhe për zhvillimin e jetës tradicionale fetare” nënvizon Tahiri.

Janë rreth 600 besimtarë myslimanë shqiptarë që luftojnë në Siri ndaj dhe Bashkësia Islame në Maqedoni do të nisë një projekt për parandalimin e rekrutimit të besimtarëve në vatrat e luftës.

“Nuk mund të identifikohemi të gjithë me 600 pjesëmarrës në vatra të ndryshme. Edhe ne si shoqëri duhet të punojmë në mënyrë të vazhdueshme që të jemi sa më të mbrojtur “

Zgjidhjen e sheh tek krijimi i një Këshilli Gjithëkombëtar me përfaqësues fetar nga trojet shqiptare dhe ekspertë të sferave të ndryshme me qëllim mbrojtjen e interesave jo vetem fetare.

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *