Home / Lajme / Botë / Masakra e Srebrenicës, Haga konfirmon dënimet e përjetshme për dy zyrtarë serbë

Masakra e Srebrenicës, Haga konfirmon dënimet e përjetshme për dy zyrtarë serbë

30 Janar – Drago Nikoliç u dënua me 35 vjet burg, Radivolge Miletiç me 18 dhe Vinko Pandureviç me 13 vjet burg.

Gjykatësit e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (TPI) konfirmuan në apel dënimet me burgim të përjetshëm kundër Vojadin Popoviçit dhe Ljubisha Bearas, të dy zyrtarë të lartë të ushtrisë serbo-boshnjake, për rolin e tyre në masakrën e Srebrenicës, kur 8 000 burra dhe djem boshnjakë u vranë përgjatë tri ditëve në vitin 1995.

Dy ushtarakët u dënuan me akuzën për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.

Gjykata dënoi edhe ushtarakë të tjerë të cilët e kishin çuar çështjen në apel.

Kështu, Drago Nikoliç u dënua me 35 vjet burg, Radivolge Miletiç me 18 dhe Vinko Pandureviç me 13 vjet burg./ATA

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *