Home / Lajme / Botë / Masakra në “Charlie Hebdo”: 7 arrestime, vetëdorëzohet një prej të dyshuarve

Masakra në “Charlie Hebdo”: 7 arrestime, vetëdorëzohet një prej të dyshuarve

8 janar-Ata u arrestuan në qytete të ndryshme, në qytetet e Reims, Charleville- Mézières, si edhe në zonën e Parisit. Franca është në zi për12 personat që mbetën viktima të sulmit që kish në shënjestër revistën satirike. Në nderim të viktimave, gjatë mesditës do të mbahet një minutë heshtje në të gjithë vendin.

Pas identifikimit të tre të terroristëve që dyshohet se janë autorët e masakrës së djeshme në redaksinë e gazetës satirike “Charlie Hebdo”, janë kryer shtatë arrestime dhe është vetëdorëzuar një prej të dyshuarve.
Policia franceze bëri të ditur një ditë më parë se dyshohet që tre persona janë autorët e masakrës që u shënua ditën e djeshme në Paris. Mësohet se tre terroristët e dyshuar janë identifikuar me anë të një karte identiteti që është gjetur në mjetin tip Citroen C3 me të cilin ata u larguan nga vendngjarja. Tre të dyshuarit janë: dy vëllezërit Said dhe Cherif Kouachi, 34 dhe 32 vjeç, si dhe bashkëpunëtori i tyre, Hamyd Mourad 18 vjeç, që të tre me nënshtetësi franceze.

Mësohet se policia franceze ka kryer shtatë arrestime për dy të dyshuarit që mendohet se janë autorët e sulmit makabër. Ndër të arrestuarit mendohet se renditen të afërm, familjarë të dy vëllezërve që akuzohen për sulmin në Paris. Ata u arrestuan në qytete të ndryshme, në qytetet e Reims, Charleville- Mézières, si edhe në zonën e Parisit. Franca është në zi për12 personat që mbetën viktima të sulmit që kish në shënjestër revistën satirike. Në nderim të viktimave, gjatë mesditës do të mbahet një minutë heshtje në të gjithë vendin.

Lidhur me autorët e sulmit, bëhet e ditur se janë lëshuar urdhër-arrestet për Cherif dhe Said Kouachi. Cherif Kouachi u dënua në vitin 2008 deri në 3 vjet burg për pjesëmarrje në një grup me bazë në Paris, që kish si qëllim dërgimin e luftëtarëve xhihadistë në Irak. Pas lëshimit të urdhër-arresteve nga ana e policisë, i dyshuari i tretë, Hamyd Mourad 18 vjeç, është vetëdorëzuar në polici gjatë orëve të parë të mëngjesit të ditës së sotme.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *