Home / Lajme / Rajon / Mediat serbe e quajnë historike vizitën e Vuçiqit në Kosovë

Mediat serbe e quajnë historike vizitën e Vuçiqit në Kosovë

14 janar-Atë do ta shoqërojnë edhe ministrat Bratislav Gashiq, Nikolla Selakoviq, Nebojsha Stefanoviq, Zlatibor Lonçar, Aleksandar Vulin, si dhe i ashtuquajturi, Drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq.

Në ditën e parë të Vitit të Ri serb, kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do t’i vizitojë tri vendbanime në Kosovës, përkatësisht Pasjanin, Shtërpcën dhe Graçanicën.

Atë do ta shoqërojnë edhe ministrat Bratislav Gashiq, Nikolla Selakoviq, Nebojsha Stefanoviq, Zlatibor Lonçar, Aleksandar Vulin, si dhe i ashtuquajturi, Drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq.

Mediat serbe këtë vizitë e konsiderojnë si historike, pasi që për herë të parë që nga viti 1999, një kryeministër serb viziton Pasjanin, fshat afër Gjilanit si dhe Shtërpcen, transmeton Telegrafi.

Pas Pasjanit, kryeministri serb do të vizitojë Shtërpcen, ku do të mbajë një fjalim para qytetarëve si dhe do të takohet me përfaqësuesit e shquar të kësaj qyteze.

Më pas, Aleksandar Vuçiq, së bashku me ministrat e Qeverisë së Serbisë do të vizitojë edhe Graçanicën, ku do të zbulojnë monumentin e Mbretit serb, Millutinit, ndërsa do të japë një fjalim të hapur para qytetarëve.

Vuçiq gjithashtu do të vizitojë edhe manastirin e Graçanicës, ku do të takohet me Ipeshkvin, Theodosius. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *