Home / Lajme / Botë / Mediat serbe si Jabllanoviqi: “Egërsirat” shqiptare sulmuan Vuçiqin

Mediat serbe si Jabllanoviqi: “Egërsirat” shqiptare sulmuan Vuçiqin

15 janar-“Disa kanë goditur makinat tona. Unë nuk e di nëse i kanë lënduar këmbët. Nuk e shoh se kanë arritur rezultate. Ne kemi ardhur me mesazhe të paqes. Nuk i ofendojmë”, ka thënë ndër të tjerash kryeministri Vuçiq.

Grupe shqiptare të zemëruara kanë sulmuar konvojin e kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me rastin e vizitës së këtij të fundit në Kosovë.

“Egërsirat” me flamuj të Shqipërisë në duar bërtitnin “UÇK, UÇK”, ndërsa godisnin me këmbë eskortën e kryeministrit serb, shkruajnë mediat serbe, transmeton Telegrafi.

Pas goditjes së makinës së tij, kryeministri serb iu kundërpërgjigj me “Kosova është Serbi!”.

“Disa kanë goditur makinat tona. Unë nuk e di nëse i kanë lënduar këmbët. Nuk e shoh se kanë arritur rezultate. Ne kemi ardhur me mesazhe të paqes. Nuk i ofendojmë”, ka thënë ndër të tjerash kryeministri Vuçiq.

Ndryshe, Vuçiq qëndroi për një vizitë njëditore në Kosovë për të festuar vitin e ri serb me qytetarët serbë të Kosovës.

Ditë më parë, ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Aleksandër Jabllanoviq, protestuesit gjakovar i ka quajtur ‘egërsira’. Protestuesit kishin dalë kundër vizitës së serbëve në Manastirin e Gjakovës.

Kujtojmë që Gjakova është ndër qytetet që më së shumti ka humbur jetë njerëzish gjatë luftës së fundit në Kosovë. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Pakistan: Vdesin gjashtë ushtarë pas shpërthimit të bombës

Një bombë rrugore, e cila ka pasur cak një konvonj me trupa ushtarake në jugperëndim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *