Home / Lajme / Maqedoni / Menduh Thaçi priti në takim Ministren e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Mimi Kodheli (VIDEO)

Menduh Thaçi priti në takim Ministren e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Mimi Kodheli (VIDEO)

Tetovëm, 23 Janar – Në takim është biseduar për çështje aktuale politike, për rëndësinë e integrimeve euro-atlantike të vendit dhe rajonit, për shqetësimet e shqiptarëve të Maqedonisë, si dhe tema të tjera politike.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi sot në selinë qendrore të partisë realizoi takim me Ministren e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, znj. Mimi Kodheli dhe delegacionin shqiptar, njofton Televizioni Koha.

Në takim është biseduar për çështje aktuale politike, për rëndësinë e integrimeve euro-atlantike të vendit dhe rajonit, për shqetësimet e shqiptarëve të Maqedonisë, si dhe tema të tjera politike, transmeton Televizioni Koha.

Kryetari i PDSH-së në takim theksoi karakterin strategjik të marrëdhënieve me Shqipërinë në përputhje me aspiratat e shqiptarëve për integrimet euro-atlantike, mbase edhe vizioni i përbashkët i shqiptarëve është integrimi i plotë në Bashkimin Evropian dhe NATO, duke i shërbyer kështu mbarëvajtjes së paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal, njofton Televizioni Koha.

Bashkëbiseduesit vlerësuan se integrimet euro-atlantike të vendit dhe rajonit janë me interes të veçantë për shqiptarët.

Kryetari Thaçi informoi Ministren për situatën e shqiptarëve në Maqedoni, duke potencuar mungesën e perspektivës dhe të investimeve në rajonet të banuara nga shqiptarët. Kryetari Thaçi gjithashtu theksoi se Partia Demokratike Shqiptare është tërësisht e pakënaqur me mos- implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe nga mënyra institucionale e varfërimit të shqiptarëve nga ana e kësaj qeverie. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *