Home / Lajme / Maqedoni / Milloshoski provokon dhe ironizon me BDI-në

Milloshoski provokon dhe ironizon me BDI-në

11 janar-Duke përdorur ironinë krahasuar me ngjarjet në Smilkovc, Milloshoski, në profilin e tij në Facebook, transmetuar nga MKD.mk, shkruan: “Për terrorizmin në Paris dikujt ju desht tre minuta dëshmi nëpërmjet lajmeve për tu bindur. Ndërsa për terrorizmin në Smilkovc edhe pas tre viteve të evidentimi i të dhënave për krimin është kontestuese. Pse BDI nuk kërkon nga FBI që të hetojë aktin terrorist në Paris?”.

Deputeti i VMRO-DPMNE dhe ish-ministri i jashtëm Antonio Milloshoski ka provokuar partinë e koalicionit BDI se përse ajo tani nuk kërkon nga FBI që të hetojë masakrën në “Charlie Hebdo” në Paris, ashtu siç kishte kërkuar për hetimin e vrasjes së pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit.

Duke përdorur ironinë krahasuar me ngjarjet në Smilkovc, Milloshoski, në profilin e tij në Facebook, transmetuar nga MKD.mk, shkruan: “Për terrorizmin në Paris dikujt ju desht tre minuta dëshmi nëpërmjet lajmeve për tu bindur. Ndërsa për terrorizmin në Smilkovc edhe pas tre viteve të evidentimi i të dhënave për krimin është kontestuese. Pse BDI nuk kërkon nga FBI që të hetojë aktin terrorist në Paris?”.

Por ky provokim nga Milloshoski nuk ka marrë asnjë përgjigje nga BDI dhe deputetët e saj që janë aktiv nëpër rrjetet sociale. Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka kërkuar përfshirjen e Byrosë Amerikane të Hetimeve FBI për hetim të vrasjes së pësëfishtë në Smilkovc të Shkupit që kishte ndodhur në prill të 2012, ku për këtë vrasje të pesë maqedonasve u dënuan me burgim të përjetshëm gjashtë shqiptarë nga Shkupi, për të cilët u theksua se janë të pafajshëm dhe se bëhet fjalë për një proces të montuar, që nxiti protesta të shqiptarëve. (INA)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *