Home / Lajme / Maqedoni / Ministria e Drejtësisë: Avokatit nuk i merren kompetencat

Ministria e Drejtësisë: Avokatit nuk i merren kompetencat

Shkup, 17 Janar – Ministria e Drejtësisë nuk pranon se me propozim ndryshimet në ligjin për Avokatin e Popullit, këtij të fundit do ti merren kompetencat për monitorim dhe kërkimin e llogarisë ndaj institucioneve, mbi përfaqësimin e drejtë të bashkësive etnike.

Zëdhënësi i kësaj ministrie Valdet Xhaferi thotë se kjo e drejtë është e garantuar me Kushtetuese dhe nuk mund të rrezikohet me këto propozime të cilat kanë për qëllim vetëm organizmin të këtij institucioni.

“Vetë Avokati i Popullit vlerëson se do të rritet funksionimi i tij nëse organizimi rregullohet me ligj. Ministria e Drejtësisë në kuadër të njësive organizative në fazën e dytë të ligjit do të pranojë amendamentet e deputetëve për organizmin e Avokatit të Popullit në kuadër të të cilit parashihet edhe formimi i njësisë për monitorimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat”, deklaroi Valdet Xhaferi, zëdhënës i Ministrisë së Drejtësisë.

Bashkëpartikakët e ministrit Adnan Jashari, Ermira Mehmeti dhe Talat Xhaferi mendojnë ndryshe. Ata në debatin e djeshëm thanë se nuk do të lejojnë miratimin e ligjeve në formën e propozuar. Deputetja Ermira Mehmeti dje në profilin e saj në fejsbuk shkruante se gjatë leximit të dytë do të parashtrojnë amendamente:

“Përfaqësimi i drejte është kategori kushtetuese, dhe po ashtu është edhe institucioni Avokati i popullit. Qëndrimi jone ka qene dhe ngelet parimor: nuk tolerohet mosrespektimi i parimit te drejte dhe ne nuk do te lejojmë miratimin e ligjeve te cilat e fshijnë këtë parim nga kompetencat themelore te Avokatit te popullit. Ne fazën e dyte do te propozojmë amendamente te cilat janë pikërisht ne frymën e avancimit te rolit dhe funksionit te Avokatit te popullit”, shkruante Ermira Mehmeti, deputete e BDI-së.

Nga ana tjetër, Avokati i Popullit Ixhet Memeti është optimist se ndryshimet e propozuara nuk do të kalojnë në leximin e dytë, por edhe në rast se merret vendimi për votim të propozimeve në formën e tanishme, kjo sipas tij nuk do të pengojë punën e këtij institucioni.

”Me këtë propozim ligji nuk është paraparë që të ketë sektorë për ndjekjen e realizimit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. Unë besoj dhe apeloj që të rregullohet kjo çështje. Nëse nuk rregullohet, nuk mund ti merren kompetencat e Avokatit të Popullit pasi që ajo është e kompetencë Kushtetuese, por nuk do mend se do të ketë vështirësi në resurset njerëzore për ta ndjekur me cilësi këtë parim..Unë nuk besoj se do të vijë deri tek ajo që të mos ketë resurse njerëzore për ta ndjekur çështjen e përfaqësimit. Unë besoj se në fazën e dytë ligji do të pësojë ndryshime dhe do të mundësohet që të ketë ashtu sektori. Por edhe nëse nuk ka eventualisht, institucioni im ka kapacitet të ndjekë këtë çështje ”, theksoi Ixhet Memeti, Avokat i Popullit.

BDI-ja gjatë leximit të parë të këtyre propozimeve jo vetëm që votoi e përmbajtur por kërkoi mbështetjen e PDSH-së gjatë votimit. PDSH-ja u kundërpërgjigj duke ironizuar kërkesën e BDI-së për shkak se ndryshimet propozohen pikërisht nga Ministri i Drejtësisë Adnan Jashari, kuadër i partisë së tyre.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *