Home / Lajme / Maqedoni / MPB-ja do të veprojw në bazë të Kodit Penal (VIDEO)

MPB-ja do të veprojw në bazë të Kodit Penal (VIDEO)

Shkup, 29 Janar – Kundër të gjithë personave që kanë marrë dhe marrin pjesë në konflikte jashtë vendit, Ministria e brendshme do të procedojë në bazë të Kodit Penal, kështu deklaroi Zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski duke komentuar nismën e BFI-së për risocializimin e personave që marrin pjesë në luftërat jashtë vendit, transmeton Televizioni Koha.

Kotevski thotë se MPB-ja ende nuk është e njoftuar me përmbajtjen e nismës, por shpreh gatishmërinë për të mbështetur nismat për parandalimin e fenomenit.

“Nuk mund ta komentojmë propozimin, pasi që nuk e dimë se cilëve persona i dedikohet. Derisa bëhet fjalë për persona që kanë marrë pjesë në konflikte luftarake, gjegjësisht kanë marrë pjesë në luftëra të huaja, pa marr parasysh çfarë luftë, atëherë neve ligji na detyron që të njëjtit ti ndjekim penalisht dhe përderisa është në fuqi Kodi Penal, MPB-ja do të procedojë në bazë të Kodit Penal. Jemi të gatshëm të mbështesim çfarëdo propozimi preventiv, për një fenomen të tillë”, tha Ivo Kotevski, Zëdhënës i MPB-së, transmeton Televizioni Koha.

Kreu i BFI-së, Sulejman Rexhepi theksoi se plani i propozuar nga BFI-ja nuk bie në kundërshtim me Kodin Penal. Sipas Rexhepit, risocializimi mund të bëhet edhe nëpër burgje.

“Programi ynë mund të praktikohet edhe përderisa ata njerëz janë në burgje. Megjithatë, në një mënyrë të organizuar, legale dhe legjitime. Ne nuk jemi kundër ligjit. Në të kundërtën, kemi shembuj nëpër Evropë ku ka qendra islamike në të cilat edhe ne marrim pjesë. Imamët tanë të caktuar nga këtu për në ato qendra, gjithashtu janë të pranuara nga qeveritë e Gjermanisë dhe Zvicrës dhe ai i cili shkon nëpër burgje atje, merr rrogë. Kjo do të thotë se edukimi bëhet edhe nëpër burgje. Nuk është qëllimi që njerëzit vetëm t’i dënojmë dhe asgjë më tepër”, u shpreh Sulejman Rexhepi, Kryetar i BFI-së, transmeton Televizioni Koha.

Ambasadori i Izraelit në vend, Dan Orijan në takimin që zhvilloi me kreun e BFI-së theksoi së Izraeli mbështetë këtë iniciativë. Orijan shtoi se një projekt i tillë është i nevojshëm pasi që si synim ka tolerancën dhe bashkëjetesën. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *