Home / Lajme / Rajon / Mustafa mbledh sot kabinetin qeveritar

Mustafa mbledh sot kabinetin qeveritar

28 janar-Kjo mbledhje po mbahet një ditë pas protestës që u organizua nga Lëvizja Vetëvendosje dhe partitë tjera opozitare, protestë kjo që la të lënduar dhjetëra protestues dhe pjesëtarë të policisë së Kosovës.

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, do të mbledhë sot kabinetin e tij qeveritar.

Kjo mbledhje po mbahet një ditë pas protestës që u organizua nga Lëvizja Vetëvendosje dhe partitë tjera opozitare, protestë kjo që la të lënduar dhjetëra protestues dhe pjesëtarë të policisë së Kosovës.

Po ashtu gjatë protestës së djeshme u arrestuan rreth 100 persona.

Nuk dihet nëse gjatë mbledhjes së sotme të këtij kabineti qeveritarë do të diskutohen kërkesat e djeshme të protestës për shkarkimin e ministrit për Kthim dhe Komunitete Aleksandër Jabllanoviq dhe kthimin e ligjit në Kuvend për ndërmarrjen “Trepça”.

Mbledhja e Qeverisë është thirrur për në orën 10:00.

Gjithashtu lexo

Digjet një Audi Q7

Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *