Home / Lajme / Rajon / Ndërroi jetë talenti i futbollit nga Prizreni në moshën 12 vjeçare

Ndërroi jetë talenti i futbollit nga Prizreni në moshën 12 vjeçare

03 Janar – Ai në natën e Vitit të Ri është shkelur me veturë, ndërsa sot ka ndërruar jetë, duke pikëlluar qytetarët e Prizrenit, në përgjithësi në Kosovë.

Talenti i futbollit, Adem Badalli, ndërroi jetë në moshën 12-vjeçare. Ai në natën e Vitit të Ri është shkelur me veturë, ndërsa sot ka ndërruar jetë, duke pikëlluar qytetarët e Prizrenit, në përgjithësi në Kosovë. Ai ka qenë anëtar i shkollës së Futbollit Lidhja e Prizrenit. “Sot shkolla e futbollit Lidhja e Prizrenit ka humbur njërin prej fëmijëve më të mirë, më të edukuar që kishte në mesin e saj edhe pse i kyqur vonë në mesin tonë, Ademi premtonte shumë dhe si futbollist me talentin e tij.

Por butësia e tij ishte mbi të gjitha që bëri Ademin të dashur për të gjithë, prandaj në emrin tim personal dhe kolegut Xhevat dhe stafit të shkollës sonë, ju shprehim ngushëllime familjes së Ademit, gjithë shokëve që padyshim do të iu mungoj shumë dhe i falënderojmë të gjithë ata që na kanë shprehur edhe neve ngushëllime. Ti ishe një engjëll në këtë botë, e Allahu engjëjt i mban afër vetit, të mori edhe Ty afër vetit. Allahu të shpërbleftë me gjenet e familjes, durim dhe krenar që patën një fëmijë si Ti, edhe ne mburremi që në mesin tonë, kishim një fëmijë si ti, Allahu të shpërbleftë me Xhenetin më të lartë”, shkruan në facebookun e tij, ish-futbollisti i Lirisë së Prizrenit, Ismajl Berisha, aktualisht trajner futbolli.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *