Home / Lajme / Maqedoni / Ndotja e ajrit në Tetovë dhe në Kërçovë vazhdon të jetë alarmante

Ndotja e ajrit në Tetovë dhe në Kërçovë vazhdon të jetë alarmante

7 janar-Sipas statistikës, muajin e kaluar Tetova ka pasur më së paku ditë me ajër të ndotur. Mjekët nga Spitali klinik i Tetovës kanë shumë punë për shkak të çrregullimeve të shpeshta të mushkërive që paraqiten tek fëmijët dhe personat më të moshuar.

Banorët e Tetovës dhe Kërçovës gjatë dy ditëve të fundit thithin ajër jashtëzakonisht të ndotur. Përqendrimi i sotëm i grimcave PM 10 në Tetovë është 6 herë mbi nivelin e lejuar, ndërsa e situatë e ngjashme është edhe në Kërçovë që e konfirmojnë edhe të dhënat e stacioneve të matjes që publikohen në faqet e internetit të Ministrisë së Mjedisit Jetësor. Edhe në lagjet Gazi Babë dhe Lisiçe të Shkupit përqendrimi i sotëm i grimcave PM 10 është pesë herë mbi nivelin e e lejuar. E tillë është edhe gjendja në Koçanë, Veles dhe Kavadar. Sipas statistikës, muajin e kaluar Tetova ka pasur më së paku ditë me ajër të ndotur. Mjekët nga Spitali klinik i Tetovës kanë shumë punë për shkak të çrregullimeve të shpeshta të mushkërive që paraqiten tek fëmijët dhe personat më të moshuar. Sipas ekspertëve vetëm një borë e re mundet së paku ta zbusë gjendjen me zvogëlimin e grimcave PM 10 në ajër. Nga enti Hidrometeorologjik shprehen se këtyre ditëve nuk do të ketë reshje të reja të borës. Deri të dielën moti do të jetë i kthjellët dhe me mëngjese jashtëzakonisht të ftohta dhe temperatura prej minus 16 deri minus 6 gradë celsiusë, ndërsa gjatë ditës zhiva në termometër nuk do të ngjitet deri katër gradë mbi zero.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *