Home / Lajme / Maqedoni / Në Shkup 14 aksidente gjatë tri ditëve të kaluara

Në Shkup 14 aksidente gjatë tri ditëve të kaluara

8 janar-Të hënën, më 5 janar është bërë ekspertizë në gjithsej katër aksidente. Prej tyre, një është me pasojë dëm material dhe dy janë me pasojë lëndim trupor në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë një drejtues i një automjeti motorik dhe një këmbësor.

Gjatë tri ditëve të kaluar në rajonin e Qytetit të Shkupit policia rrugore ka bërë ekspertizë në gjithsej 14 aksidente.

Të hënën, më 5 janar është bërë ekspertizë në gjithsej katër aksidente. Prej tyre, një është me pasojë dëm material dhe dy janë me pasojë lëndim trupor në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë një drejtues i një automjeti motorik dhe një këmbësor.

Ka ndodhur edhe një aksident me pasojë lëndime të rënda trupore të cilat u janë shkaktuar dy bashkudhëtarëve, ndërsa lëndim trupor ka marrë edhe një drejtues i një automjeti.

Të martën, më 6 janar, është kryer ekspertizë në gjithsej pesë aksidente. Prej tyre, tre janë me pasojë dëme materiale dhe dy janë me pasojë lëndim trupor në të cilat lëndime trupore kanë marrë një drejtues i një automjeti dhe një këmbësor.

Të mërkurën, më 7 janar, është bërë ekspertizë në gjithsej pesë aksidente. Prej tyre, katër janë me pasojë dëme materiale dhe një është me pasojë lëndim trupor në të cilën lëndime më të lehta ka marrë një drejtues i një automjeti.

Për sot nuk janë paralajmëruar ngjarje të jashtëzakonshme me çka pritet komunikacioni të zhvillohet rrjedhimisht dhe sipas rregullativës ekzistuese në komunikacion.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *