Home / Lajme / Maqedoni / Nesër takohen Menduh Thaçi dhe Hashim Thaçi

Nesër takohen Menduh Thaçi dhe Hashim Thaçi

21 janar-Hashim Thaçi do të takohet me kreun e PDSH-së Menduh Thaçin në cilësinë e Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, ndërsa hera e fundit që Hashim Thaçi është parë bashk me Menduh Thaçin ka qenë viti 2007 në Kongresin e PDSH-së në Strugë ku Menduh Thaçi u zgjodh kryetar i PDSH-së duke e zëvendësuar tashmë të ndjerin Arbën XHaferin, transmeton Tv Koha.

Pas një kohe të gjatë lideri i PDK-së Hashim Thaçi aktualisht zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës do të takohet me kryetarit e PDSH-së Menduh Thaçin. Takimi do të realizohet nesër (e enjte) pasdite në selinë e Partisë Demokratike Shqiptare në Tetovë, njofton Tv Koha.

Hashim Thaçi do të takohet me kreun e PDSH-së Menduh Thaçin në cilësinë e Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, ndërsa hera e fundit që Hashim Thaçi është parë bashk me Menduh Thaçin ka qenë viti 2007 në Kongresin e PDSH-së në Strugë ku Menduh Thaçi u zgjodh kryetar i PDSH-së duke e zëvendësuar tashmë të ndjerin Arbën XHaferin, transmeton Tv Koha.

Marrëdhëniet mes Hashim Thaçit dhe Menduh Thaçit, për një kohë të gjatë kanë qenë të ngrira, kurse pritet që takimi i nesërm të jetë një nismë e re mes tyre.

Ndryshe, Hashim Thaçi që në fillimet e tija në politikë ka pasur raporte të shkëlqyera me Arbër Xhaferin dhe Menduh Thaçin, ndërsa pikërisht kur PDSH-ja ishte në pushtet nga viti 1998-2002, ai është pritur nga kryeministri i atëhershëm i Maqedonisë Lupço Georgievski, njofton Tv Koha.

Ndërkaq, Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare njëditëshe në Republikën e Maqedonisë me ftesë të shefit të diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Poposki.
Siç kumtoi MPJ, gjatë takimit ministri Poposki dhe Thaçi do të bisedojnë për bashkëpunimin e deritashëm bilateral dhe rajonal si dhe për mundësitë për përparimin dhe intensifikimin e saj të mëtejshëm në fushat me interes të përbashkët për të dy vendet fqinje.
Pritet të këmbehen mendime edhe për perspektivën evropiane të të gjitha vendeve të rajonit, si dhe për sfidat e sigurisë globale dhe rajonale.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *