Home / Lajme / Rajon / Nipi i Enver Hoxhës arrestohet për prodhim droge

Nipi i Enver Hoxhës arrestohet për prodhim droge

15 janar-Kontributin më të madh për shkatërrimin e bazës së përpunimit të lëndëve të forta narkotike e ka policia gjermane, ndërkohë që edhe pala kolumbiane ka kontribuar lidhur me identifikimin e saj duke bashkëpunuar.

Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha dhe bashkëshorti i këngëtares Rezarta Shkurta është arrestuar, pasi policia në Tiranë organizoi një aksion të madh kundër drogës.
Nga operacioni ndërkombëtar u zbulua laboratori në Fushë-Labinot të Elbasanit, ku u sekuestruan mbi 100 kg lëndë narkotike e llojit kokainë, ndërsa përfunduan në pranga 8 persona. Sipas policisë, u arrestuan gjashtë shtetas shqiptarë dhe dy shtetas kolumbianë.
Sipas burimeve policore të gazetës “Shekulli”, Ermal Hoxha është shoqëruar nga uniformat blu gjatë operacionit të zhvilluar në kryeqytet. Aksioni anti-drogë u shtri në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe në Elbasan, vendi ku u zbulua edhe laboratori i drogës.
Superaksioni ndërkombëtar bëri të mundur arrestimin e Gentian Gjonaj, Arian Dalipi, Ilir Hyseni, Klemend Dalipi nga Elbasani, Saimir Batkut nga Tirana dhe dy shtetasve kolumbianë Cesar Avila e Walther Moreno.
Sinjalizimi për ekzistencën e këtij laboratori është dhënë nga ana e autoriteteve gjermane, ndërsa operacioni i zbulimit të tij u bë i mundur pas 6 muajsh hetime të kryera nga ana e INTERPOL-it dhe EUROPOL-it.
Kontributin më të madh për shkatërrimin e bazës së përpunimit të lëndëve të forta narkotike e ka policia gjermane, ndërkohë që edhe pala kolumbiane ka kontribuar lidhur me identifikimin e saj duke bashkëpunuar.
Dyshimet e para janë se një shqiptar i arrestuar disa muaj më parë në Gjermani, pranoi të bashkëpunojë me drejtësinë e atij shteti. Ai ka treguar të dhëna për personat e përfshirë në prodhimin e lëndëve narkotike, të cilët me pas janë vënë në përgjim dhe janë kapur në flagrancë, ndërsa përpunonin drogën.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *