Home / Lajme / Maqedoni / Ortodoksët festojnë Krishtlindjen

Ortodoksët festojnë Krishtlindjen

7 janar-Liderët e vendit kanë uruar për shëndet, lumturi e begati në ngrohtësinë e familjeve të besimit ortodoks, duke shprehur shpresën se kjo ditë feste të shërbejë për ta shtuar besimin dhe respektin e ndërsjellë, për t’iu gëzuar të arriturave të përbashkëta dhe për të punuar për një jetë më të mirë e më të begatë

Ortodoksët festojnë Krishtlindjen, llogaritur kështu sipas kalendarit Julian. Pas Pashkëve është festa më e rëndësishme për të krishterët.

Krishtlindja është festa e lindjes së Jezusit, i cili besohet nga të krishterët si Biri i Perëndisë dhe Perëndia vetë e mishëruar, zbritur në tokë për të shlyer mëkatet e njerëzimit, dhe për ta kthyer atë në shtëpinë e Perëndisë. Sipas Ungjillit të Lukës dhe Mateut, Jezusi lindi nga Maria në Betlehem, ku ajo dhe i shoqi i saj Jozefi po pushonin rrugës për në vendlindjen e tyre, Nazaret, për të marrë pjesë në numërimin e mbarë popullsisë urdhëruar nga perandori August.

Liderët e vendit kanë uruar për shëndet, lumturi e begati në ngrohtësinë e familjeve të besimit ortodoks, duke shprehur shpresën se kjo ditë feste të shërbejë për ta shtuar besimin dhe respektin e ndërsjellë, për t’iu gëzuar të arriturave të përbashkëta dhe për të punuar për një jetë më të mirë e më të begatë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *