Home / Lajme / Maqedoni / Parlamenti miratoi ndryshimet e ligjit për arsimin e lartë

Parlamenti miratoi ndryshimet e ligjit për arsimin e lartë

15 janar-Me këtë ndryshime janë paraparë ndryshime dhe risi në arsimin e lartë, përfshirë edhe zbatimin e provimit shtetëror për studentët. Këto ndryshime u miratuan edhe përkundër protestave dhe reagimeve të studentëve të Universitetit të Shkupit dhe profesorëve të universiteteve të ndryshme. Sipas tyre, me këtë ligj rrënohet autonomia e universiteteve.

Parlamenti i Maqedonisë miratoi ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për arsim të lartë.

Këto ndryshime u votuan nga 67 votat e deputetëve të maxhorancës VMRO-DPMNE dhe BDI, ndërsa 9 deputetë kundër. Këto ndryshime kishin edhe përkrahjen e shumicës sipas Badenterit, pasi që votuan 20 deputetë të bashkësive etnike, shumica prej tyre të BDI-së.

Me këtë ndryshime janë paraparë ndryshime dhe risi në arsimin e lartë, përfshirë edhe zbatimin e provimit shtetëror për studentët. Këto ndryshime u miratuan edhe përkundër protestave dhe reagimeve të studentëve të Universitetit të Shkupit dhe profesorëve të universiteteve të ndryshme. Sipas tyre, me këtë ligj rrënohet autonomia e universiteteve.

Provimi shtetëror është pranuan që në vitin e parë 2016/2017 të zbatohet si pilot projekt.

“Për MASH dhe Qeverinë ky amendament është i pranueshëm. Bëhet fjalë për organizim të pilot provimit shtetëror para se të zbatohet. Rezultatet nga pilot provimi shtetëror nuk do të kenë pasoja ligjore që ata të përfshira e me të. Ndërsa për atë, se cilat fakultete, universitete, studentë dhe cilat programe studimore do të përfshihen në pilot projektin shtetëror do të harmonizohet me Bordin për akreditim dhe evaluim”, theksoi ministri i Arsimit, Abdilaqim Ademi.

Por, kundër ligjit janë shprehur deputetët e PDSH-së të cilët kanë kritikuar sjelljen e tij, ndërsa kanë akuzuar ministrin Ademi se ka shmangur prioritete të rëndësishme për shqiptarët në sferën e arsimit, siç janë problemet me tekstet shkollore shqipe, dështimi në emërtimin e shkollave shqipe në Shkup, moszbatimin e abetares së unifikuar mbarëkombëtare dhe projekte tjera për zhvillimin e arsimit shqip. Derisa u miratua ky ligj, studentë dhe profesorë kanë protestuar para Parlamentit. Ata kanë kërkuar që presidenti Gjorgje Ivanov të vendos veto për këtë ligj.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *