Home / Lajme / Maqedoni / Partitë paramentare do të përfitojnë para të buxhetit (VIDEO)

Partitë paramentare do të përfitojnë para të buxhetit (VIDEO)

29 Janar – Katër partitë e mëdha parlamentare në Maqedoni do të përfitojnë para nga buxheti për formimin e Qendrave hulumtuese – analitike.

Katër partitë VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH pritet të ndajnë një buxhet prej mbi 300 mijë euro për formimin dhe më pas funksionimin e këtyre qendrave. Kjo shumë parash do të ndahet çdo vit për katër partitë më të mëdha parlamentare dhe se qendrat do të funksionojnë sipas shembullit të “Konrad Adenhauer” dhe “Fridrih Ebert”. Katër partitë këtë vit pritet të formojnë këto qendra, ndërsa paratë do të tërhiqen po ashtu gjatë vitit.

Pikërisht për këtë, dje në Parlamentin e vendit u miratuan ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për qendrat partiake hulumtuese – analitike, të propozuar nga deputeti i VMRO-DPMNE, Ilija Dimovski dhe ai i BDI-së, Artan Grubi, transmeton Televizioni Koha.

Ky ligj këtë vit ka hyrë në fuqi dhe se janë bërë disa ndryshime që lehtësojnë katër partitë që të vijnë më shpejt tek buxhetet e ndryshme. çdo qendër e tillë partiak do të përfitojë edhe 10 mijë euro plotësuese për çdo vit për trajnimin e stafit të saj partiak, transmeton Televizioni Koha.

Miratimi i këtij ligji është vlerësuar sepse ai i mundëson funksionim më efektiv partive opozitare. Nga buxheti i paraparë për qendrat, 60 për qind e tij do të harxhohet për aktivitete të projektuara si tribuna, hulumtime të mendimit public, aktivitete ndërkombëtare, ndërsa 40 për qind për aktivitete operative si hulumtime ditore, përpunim i të dhënave, planifikim të aktiviteteve, etj. Paratë do të ndahen sipas fuqisë apo numrit të deputetëve, ashtu që sipas përbërjes aktuale, VMRO-DPMNE do të përfitojë 35 për qind, LSDM 30 për qind, BDI 20 për qind dhe PDSH 15 për qind. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *