Home / Lajme / Maqedoni / Pastrohen rrugët e prioritetit të dytë dhe të tretë

Pastrohen rrugët e prioritetit të dytë dhe të tretë

4 janar- Rrugët e kategorisë së katërt, apo rrugicat e ngushta të lagjeve, nuk janë të përfshira në planin urban për pastrim të rrugëve, pasiqë në të njëjtat është e pamundur të veprohet me mekanizim përkatës për pastrim të dëborës. Pastrimi i këtyre rrugëve do të bëhet në rast nevoje dhe me urdhëresë të veçantë.

Ashtu siç ishte planifikuar, gjatë fundjavës vazhdoi pastrimi i rrugëve të qytetit nga dëbora. Prioritet i pastrimit ishin rrugët dytësore në qytet, ku gjatë këtyre 3 ditëve u bë pastrimi i tyre si dhe të njëjtat u trajtuan me kripë mekanike, me qëllim parandalimin e paraqitjes së shtresave të akullit. Mbetet që në ditët në vijim ekipet punuese për pastrim të rrugëve të kalojnë edhe rrugët e kategorisë së tretë ku vlen të ceket se deri më tani janë kaluar më shumë se gjysma prej tyre. Rrugët e kategorisë së katërt, apo rrugicat e ngushta të lagjeve, nuk janë të përfshira në planin urban për pastrim të rrugëve, pasiqë në të njëjtat është e pamundur të veprohet me mekanizim përkatës për pastrim të dëborës. Pastrimi i këtyre rrugëve do të bëhet në rast nevoje dhe me urdhëresë të veçantë. Në vazhdim ju sjellim një përmbledhje të rrugëve të prioritetit të dytë dhe të tretë, që u pastruan dhe u trajtuan më kripë mekanike gjatë fundjavës, dhe ato janë:
– Rruga Murat Baftijari
– Rruga e Shtipit
– Rruga Dritan Hoxha
-Rruga e Gostivarit
– Rruga Ivo Ribar Lola
-Rruga e Vardarit
-Rruga Bllagoja Toska – rruga që del te Mema dhe që gërshetohet me disa rrugë tjera
-Vëllezerit Milladinov – dhe disa rrugë periferike që gravitojnë në të
-Rruga K. R. Dërnc
-Rruga prej te Mema deri mbi Teqe
-Rruga e spitalit- Mehmet Pashë Deralla
-Aksi rrugor prej te Kazerma deri te Tetovarja
-Lubo Bozhinovski Pish
-K.J. Pitu
-Rruga e Karaormanit
-Rruga S. Pinxhur
-Mirçe Acev
-Rruga te shkolla fillore Kikish
-Rrugët në lagjen Drenovec
-Rruga lokale Tetove-Falisht ; Tetove- Siriqine
-Rrugë në Reçicë të Madhe
-Rruga 146
-Rruga per në fshatin Xhermë
-Rruga e re Sellce – Kala
-Rruga Nikolla Teslla
-Rruga Jane Sandanski
-Rruga Abdyl Frashëri
-Gjorce Petrov
-Boro Vulic
-Boris Kidric dhe shumë të tjera
Komuna e Tetovës edhe njëherë bën thirrje deri te qytetarët, që me raste të këtilla emergjente të cilat kërkojnë mobilizim gjithpërfshirës si logjistik ashtu edhe vetëdije të lartë qytetare, të veprojnë konform sygjerimeve dhe apeleve të autoriteteve lokale, me qëllim tejkalim dhe normalizim sa më të shpejtë të situatës.
Komuna e Tetovës falë angazhimit dhe qasjes së koordinuar, arriti të menaxhojë me sukses këtë proces.
Në shumë komuna në vend u shpall gjendje e jashtëzakonshme, me zona rurale të tërësisht të shkëputura nga qarkullimi rrugor, dhe me ndërprerje të procesit edukativo arsimor.
Prandaj është konstatim i përgjithshëm së reshejt e borës në komunën e Tetovës, shkaktuan vështirësi në qarkullimin rrugor, por nuk pamundësuan qarkullimin e qytetarëve si në zonat rurale ashtu edhe në qytet.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *