Home / Lajme / Maqedoni / Pastrohet dhe bartet dëbora në rrugën e Spitalit klinik të Tetovës

Pastrohet dhe bartet dëbora në rrugën e Spitalit klinik të Tetovës

6 janar-Të vetëdijshëm për misionin dhe përgjegjësinë që kemi kundrejt qytetarëve, komuna e Tetovës edhe në të ardhmen do të angazhohet maksimalisht për ngritjen e kapaciteteve shoqërore dhe inftastrukturore, që kanë në fokus përmbushjen e nevojave dhe kërkesave të qytetarit, njoftojnë nga komuna e Tetovës.

Sot në mëngjes, ekipet punuese për pastrimin e dëborës me asistencën e njësisë policore në Tetovë, bënë pastrimin e borës së grumbulluar në rrugën Mehemet Pashë Deralla apo rrugën e Spitalit Klinik të Tetovës. Aksioni i pastrimit filloi në orët e hershme të mëngjesit kur kishte edhe fluks më të vogël të trafikut rrugor. Edhe përpos thirrjeve të vazhdueshme të autoriteteve komunale, që qytetarët mos të parkojnë veturat e tyre në bulevarde dhe rrugë të prioritetit të lartë siç është kjo e fundit, disa nga automjetet e parkuara pamundësuan pastrimin e plotë të dëborës së grumbulluar.
Gjatë ditës së sotme ekipe të NPK Tetova, do të bëjnë trajtimin me kripë mekanike të trotuarëve dhe hapësirave publike ku qarkullojnë kalimtarët, edhe atë kryesisht në pjesën qendrore të qytetit.
Komuna e Tetovës me vëmendje të veçantë dhe qasje serioze, është e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve sa më kualitative për qytetarët e saj, përfshirë këtu edhe mirëmbajtjen e rrjetit rrugor në kushte dimërore. Në këtë drejtim edhe pastrimi i dëborës nga rrugët dhe trotuaret, në kohë kur në vend u shpall gjendje e jashtëzakonshme nga të reshurat, u trajtua si çështje me prioritet të lartë. Ky proces si i tillë, kërkon menaxhim por edhe bashkëpunim dhe vetëdije të lartë qytetare nga të gjithë ne, duke vepruar në drejtim të avancimit të mirëqenies kolektive.
Të vetëdijshëm për misionin dhe përgjegjësinë që kemi kundrejt qytetarëve, komuna e Tetovës edhe në të ardhmen do të angazhohet maksimalisht për ngritjen e kapaciteteve shoqërore dhe inftastrukturore, që kanë në fokus përmbushjen e nevojave dhe kërkesave të qytetarit, njoftojnë nga komuna e Tetovës.

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *