Home / Lajme / Maqedoni / PDSH: BDI-ja helmon banorët e Tetovës

PDSH: BDI-ja helmon banorët e Tetovës

21 janar-Merale Ferati, thekson se numri i të prekur nga sëmundje të rënda si dhe aborteve spontane ka filluar të rritet si pasojë e helmimit, prandaj alarmon deri tek pushteti që të rishqyrtojë vendimin për fabrikën ‘Jugohrom’, të cilës autoritetet ia shtyn afatin për instalim të filtrave.

DSH-ja akuzon partinë shqiptarë në pushtet për helmimin e banorëve të Tetovës me rrethinë, për interesa të ndryshme politike dhe korruptive. Merale Ferati, thekson se numri i të prekur nga sëmundje të rënda si dhe aborteve spontane ka filluar të rritet si pasojë e helmimit, prandaj alarmon deri tek pushteti që të rishqyrtojë vendimin për fabrikën ‘Jugohrom’, të cilës autoritetet ia shtyn afatin për instalim të filtrave.

“Për interesa të ndryshme politike, mbase edhe korruptive tolerohet helmimi i banorëve të Tetovës dhe të Pollogut në tërësi. Ndotja e ajrit me përmasa të tilla shqetësuese shkakton rritjen e dukshme të numrit të sëmurëve nga sëmundjet e traktit respirator, kancerogjene, kardio-vaskulare e kështu me radhë. Edhe një herë bëjmë thirrje që urgjentisht të merren masa për ndërprerjen e këtij helmimi masiv të shqiptareve në Tetovë dhe rrethinë, që asocojnë në dhomat e gazit. Është i dhimbshëm fakti që përgjegjësi direkt për helmimet, është ministri i BDI-së i cili jo që s’ndërmerr asgjë, por përkundrazi me heshtjen e tij miraton të njëjtën, gjë që tregon paaftësinë dhe nënshtrimin e tij të plotë”, deklaroi Merale Ferati, deputete e PDSH-së.

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *