Home / Lajme / Maqedoni / PDSH: Ndryshimet Kushtetuese janë hipokrizi

PDSH: Ndryshimet Kushtetuese janë hipokrizi

20 janar-“Sot në rend dite janë ndryshimet Kushtetuese të cilat ndryshime nuk aprovohen me një konsensus të gjerë etnik dhe politik, paraqesin në vete edhe një tendencë majorizimi dhe anashkalim të problemeve reale me të cilat ballafaqohen shqiptarët në Maqedoni”, tha Gazmend Aliu, deputet i PDSH-së

Deputeti i PDSH-së Gazmend Aliu sot në kofrencë për shtyp foli për ndryshimet Kushtetuese, ku sipas PDSH-së janë një hipokrizi e llojit të vet

“Sot në rend dite janë ndryshimet Kushtetuese të cilat ndryshime nuk aprovohen me një konsensus të gjerë etnik dhe politik, paraqesin në vete edhe një tendencë majorizimi dhe anashkalim të problemeve reale me të cilat ballafaqohen shqiptarët në Maqedoni.

Të ndryshosh pjesët që kanë të bëjnë me martesat e homoseksualeve, bankën, zonat ndërkombëtare financiare, e të mos preken pjesët që kanë të bëjnë me avancimin kualitativ të drejtave të shqiptareve, është një hipokrizi e llojit të vet.

Z.Ahmeti – Kryetari i BDI-së në zgjedhjet e fundit presidenciale të vitit 2013 kërkonte president konsensual, kërkonte çka nuk kërkonte, vetëm për ta bërë mashtrimin e radhës dhe tani kur e ka mundësinë për ta bërë ai hekë dorë ashtu si ka hequr dorë prej shume të drejtave që kanë të bëjnë me shqiptarët.

Ju kujtohet Alia ç’farë thoshte, citojmë: “Vetëm maqedonasi duhet të jetë Kryeministër, President, Kryetar Parlamenti, funksione me përgjegjësi morale, politike në vend? Pse shqiptarët nuk janë bartës të këtij sovraniteti? Pse shqiptaret nuk janë përgjegjës për këtë shtet? Ne duam të demonstrojmë fuqinë tonë, që ky vend është edhe i yni.”, për të vazhduar pastaj me deklaratat nga BDI-së citojmë: “Zgjedhjet e 13 prillit do të jenë zgjedhjet e fundit të drejtpërdrejta presidenciale në Maqedoni. Menjëherë pas zgjedhjeve, BDI-ja edhe formalisht do të nxiste ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit në Kuvend”. Pyetje publike: Ku mbeti presidenti konsensual?!

Përveç kësaj për shqiptarët me prioritet janë edhe këto që BDI nuk i përmendë: Ndarjen proporcionale të buxhetit ku shqiptaret duhet te marrin hisen që ju takon, Zyrtarizimin e plotë të gjuhës shqipe, Presidenti konsensual, Ligji për Qeverisje ku vendimmarrja duhet të rregullohet me konsensus të plotë etj. Këto ndryshime janë kërkesa reale të shqiptarëve, për këto ndryshime ka nevojë Kushtetuta. Çdo gjë tjetër është joserioze dhe tallje me shqiptaret”, tha Gazmend Aliu deputet i PDSH-së

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *