Home / Lajme / Maqedoni / PDSH: Ndryshimet shkelin autonomin universitare. BDI: Ndryshimet risin cilësinë në arsim

PDSH: Ndryshimet shkelin autonomin universitare. BDI: Ndryshimet risin cilësinë në arsim

8 janar-Përmes amendamenteve ata propozojnë që në vend të studentëve me provimin shtetëror të përfshihen bartësit e funksioneve publike duke filluar nga presidenti i shtetit, kryeministri, krerët e partive politike dhe të tjerët.

Propozim/ndryshimet ligjore në sferën e arsimit dëmtojnë më së shumti arsimin shqip. Kështu vlerëson grupi parlamentar i PDSH i cili ka dorëzuar 32 amendamente për pakon e ligjeve nga sfera e arsimit. Sipas tyre problemet në arsimin e lartë zgjidhen duke respektuar autonominë e universiteteve e jo me politizim dhe me kontroll qeveritar. Përmes amendamenteve ata propozojnë që në vend të studentëve me provimin shtetëror të përfshihen bartësit e funksioneve publike duke filluar nga presidenti i shtetit, kryeministri, krerët e partive politike dhe të tjerët. Ata po ashtu kërkojnë të mbahet llogari edhe për përdorimin e gjuhës shqipe si dhe përfaqësimin e drejtë dhe adekuat në Këshillin për Akreditim.

“Problemet në arsim zgjidhen vetëm me autonomi të plotë të universiteteve dhe me një shtet ligjor e jo me suprimim të autonomisë dhe me politizim e aq më tepër jo me kontroll qeveritar duhet krijuar sistem kredibil akademik e jo sistem të selektimit politik. Me zgjidhjen që ofrohet nga ana e qeveris që në rastin konkret fatkeqësisht përfaqësohet nga një ministër shqiptar dëmin më të madh do ta pësoj pikërisht arsimi në gjuhën shqipe. Vlerësojmë se me anë të këtyre ligjeve i jepet goditja përfundimtare arsimit në gjuhën shqipe që është strategji e kamotshme antishqiptare”, tha Bekim Fazliu, PDSH.

Por ndryshe nga opozita, shumica parlamentare vlerëson se ndryshimet e këtilla ligjore do të ndikojnë në cilësinë e arsimit në përgjithësi. BDI dhe VMRO-DPMNE bashkërisht kanë dorëzuar 34 amendamente, prej të cilave 13 vetëm për arsimin e lartë.

“Amendamentet propozohen si përmbajtje të debateve dhe kërkesave të Universiteteve organizatave studentore dhe atyre joqeveritare në Maqedoni. Qëllimi është të kemi tekst të ligjeve që do të jenë të zbatueshme dhe do të ndikojnë në cilësinë e arsimit fillor, të mesëm dhe të lartë. Kemi deponuar bashkë me VMRO-DPMNE rreth 34 amendamente për të thitha këto 7 ligje”, deklaroi Ramiz Merko, BDI.

Ndryshe nesër Komisioni për arsim do të shqyrtoj amendamentet e dorëzuara për pakon e ligjeve për arsim. Seanca e sotme u anulua me të vetmin qëllim që deputetëve tu jepet edhe një mundësi shtesë për të dorëzuar sa më shumë amendamente për këto ndryshime ligjore.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *