Home / Lajme / Maqedoni / PDSH: Pushteti aktual po stimulon largimin e shqiptarëve

PDSH: Pushteti aktual po stimulon largimin e shqiptarëve

15 janar-Ky dokument përveç se është sipërfaqësor ai në thelb stimulon largimin e mëtutjeshëm të shqiptarëve nga trojet e veta etnike. Për shqiptarët shifrat janë alarmante, ku mbas disa të dhënave numri arrin mbi 300 mijë shqiptarë që kanë emigruar”, deklaroi deputeti i PDSH-së, Gazmend Aliu.

PDSH sot ka reaguar sërish duke akuzuar se qeveria aktuale VMRO-BDI po vazhdon politikat antishqiptaere dhe përmes një rezolute për migracion ajo po stimulon largimin e mëtejshëm të shqiptarëve.

“Qeveria VMRO-BDI në vazhdën e politikës anti-shqiptare sot paraqet një rezolutë për migracion.
Ky dokument përveç se është sipërfaqësor ai në thelb stimulon largimin e mëtutjeshëm të shqiptarëve nga trojet e veta etnike. Për shqiptarët shifrat janë alarmante, ku mbas disa të dhënave numri arrin mbi 300 mijë shqiptarë që kanë emigruar”, deklaroi deputeti i PDSH-së, Gazmend Aliu.

Ai theksoi se faktorët që ndikojnë në shpërnguljen e shqiptarëve janë: Mos integrimi i Maqedonisë në NATO dhe BE, si pasoj e politikës së mbrapshtë të kësaj Qeverie, Diskriminimi i egër në baza etnike, Papunësia enorme në vendbanimet shqiptare, Mungesa e infrastrukturës elementare në vendbanimet shqiptare, Vetëm 1% investime kapitale në hapësirat shqiptare, Shkatërrimi i arsimit shqip dhe tendenca për maqedonizimin e saj, etj.

“Gjithë këto dhe faktorë tjerë ndikojnë që migrimi i shqiptarëve jo që nuk do të ndalet, por do të stimulohet edhe më shumë, dhe se ky dokument nuk paraqet gjë tjetër përveç se një vazhdimësi dhe modifikim i dokumenteve dhe strategjive famëkeqe, që historikisht janë hartuar për shpërnguljen e Shqiptarëve nga trojet e veta etnike siç janë: projektet të akademisë serbe, çubriloviqit, rankoviqit etj, dhe tash e kemi strategjinë e dyshes: Gruevski-Ahmeti”, deklaroi deputeti i PDSH-së, Gazmend Aliu. Kjo parti reagoi edhe dje në seancën e Parlamentit kur u miratua kjo rezolutë nga dy partitë e koalicionit.

Gjithashtu lexo

Armata e Maqedonisë shënon 25 vjetorin e formimit të saj

Armata e Republikës së Maqedonisë sot shënon 25 vjet nga formimi i saj. Solemniteti qendror është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *