Home / Lajme / Maqedoni / Përplasje mes kështilltarëve të BDI dhe PDSH në Qytetin e Shkupit

Përplasje mes kështilltarëve të BDI dhe PDSH në Qytetin e Shkupit

Shkup, 17 Janar – Këshilltarët e PDSH-së në Qytetin e Shkupit dje akuzuan Musliun se ata asnjëherë nuk kanë propozuar ndonjë emër të një shqiptari mysliman për të emëruar ndonjë rrugë apo objekt, pasi që për VMRO-DPMNE-në nuk janë të pranueshëm. Por Musliu i BDI-së kujtoi sot këshilltarët e PDSH-së se në 45 emrat e kaluar në këshillë për tu emëruar rrugë, sheshe dhe ura gjenden edhe emrat e shqiptarëve mysliman

Këshilltarët e PDSH-së në Këshillin e Qytetit të Shkupit janë në koalicion të fshehtë me VMRO-DPMNE-në dhe pikërisht këta këshilltarë votojnë të gjitha projektet antishqiptare. Akuzat vijnë nga këshilltari i BDI-së në Qytetin e Shkupit Qemal Musliu një ditë pas akuzave nga PDSH-ja lidhur me emërtimin maqedonase të sallave në kuadër të Qendrës së Kongreseve.

‘Pikërisht grupi i këshilltarëve i PDSH-së është në koalicion të fshehtë me udhëheqësin e Qytetit të Shkupit dhe çdoherë kur ju duhen votat e PDSH-së ata i marrin, dhe sa herë i duhet VMRO-DPMNE-së që këshilltarët e PDSH-së të lëshojnë sallën me qëllim uljen e nivelit e Badinterit, ata e lëshojnë sallën. Kështu ndodhi edhe kur kaloi me Badinter edhe vendimi për vendosjen e 5 figurave maqedonase përballë Sheshit Skënderbeu.’, tha Qemal Musliu, Këshilltarë i BDI-së në Këshillin e Qytetit të Shkupit

‘Nuk ka asgjë të vërtet, publikisht i parashtrojë pyetje:Pse këta zotëri votuan kundër propozimeve të këshilltarëve të PDSH-së që rrugët e Çairit të mbajnë emrat e dëshmorëve të UÇK-së? Pse këta këshilltarë votuan kundër emrave të hoxhallarëve të cilët kanë kontribuar për ruajtjen e identitetit kombëtar? Pse këta kanë votuar projektin Shkupi 2014 të cilin ne për çdo ditë, çdo muaj dhe sa vite themi se ai falë BDI-së të cilën e dëshmoi edhe nënkryetari i parlamentit Rafis Haliti, janë bartës të buxhetit dhe realizues të projektit famëkeq apo kopshtit zoologjik që e kemi në Shkup.’, deklaroi Idriz Orana, Këshilltarë i PDSH-së në Këshillin e Qytetit të Shkupit

Këshilltarët e PDSH-së në Qytetin e Shkupit dje akuzuan Musliun se ata asnjëherë nuk kanë propozuar ndonjë emër të një shqiptari mysliman për të emëruar ndonjë rrugë apo objekt, pasi që për VMRO-DPMNE-në nuk janë të pranueshëm. Por Musliu i BDI-së kujtoi sot këshilltarët e PDSH-së se në 45 emrat e kaluar në këshillë për tu emëruar rrugë, sheshe dhe ura gjenden edhe emrat e shqiptarëve mysliman.

‘Pozicioni i BDI-së qoftë në nivelin lokal apo në atë qendror është pozicion ‘morbid’ pozicion kukullash. Mendojë se nuk dëshiron koment dhe nuk dua të flasë për një gjë të tillë pasi ata fare askush nuk i pyet se çfarë emra duan të vendosin dhe kur flet ai për Nënën Tereza dhe për disa personalitete tjera thjesht pyes publikisht Qemal Musliun por edhe tërë BDI-në vallë mos i ka pyetur dikush kur emri Nëna Tereza iu vendos Qendrës së Klinikave Universitare”, theksoi Orana

‘Në 45 emrat të cilat i kemi propozuar për sheshe apo për rrugë të cilat së shpejti duhet të vendosen nëpër Qytetin e Shkupit, pjesa dërmuese janë shqiptarë të cilët i përkasin fesë islame. Ne për këto emra jemi konsultuar me historianët shqiptarë në Maqedoni dhe bashkë e kemi bërë propozimin.’, shtoi Musliu

Ndërkohë, Musliu mbetet në qëndrimin sa i përket emërtimit të sallës Universale me emrin “Aleksandri i Maqedonisë” duke thënë se ai është Leka i Madh. Por nga PDSH-ja përgjigjen se Musliu me këtë dëshmon për injorancën e tij duke e rrumbullakuar profilin e partisë që i takon.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *